Files
fsfe-website/fsfe.org/news/2018/news-20180322-01.sq.xhtml
tobiasd 560a611b65
continuous-integration/drone/push Build is passing
merge Feat/structure po4a compliant
2026-06-11 14:53:55 +02:00

75 lines
4.2 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters
This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2018-03-22">
<version>1</version>
<head>
<title>Thirrje për Pjesëmarrje: Pistë e FSFE-së Mbi "Edukimin Dixhital" Gjatë Libre Software Meeting në Strasburg, Francë</title>
</head>
<body>
<h1>Thirrje për Pjesëmarrje: Pistë e FSFE-së Mbi "Edukimin Dixhital" Gjatë Libre Software Meeting në Strasburg, Francë</h1>
<p>Nga 7 deri më 12 korrik do të zhvillohet Libre
Software Meeting në Strasburg, Francë. Konferenca, e njohur edhe si
RMLL, është veprimtaria vjetore më e madhe e Software-it të Lirë për Francën,
që zhvillohet në pika të ndryshme të vendit. Këtë, tema kryesore është "Edukimi Dixhital:
krijim robërie apo fuqizim i ri?". Me <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">pistën e FSFE-së</a> po shohim për ide frymëzuese lidhur
me kafazet e arta dhe çlirimin jo vetëm në institucione edukative, por në jetën
tonë të përditshme.</p>
<div class="captioned right" style="max-width: 300px; width: 30%;"> <img src="https://pics.fsfe.org/uploads/medium/48edc4bde88eb8847539f879c08bfa64.jpg"/>
<footer> <p style="text-align:center">FSFE-ja në RMLL 2017 <br/><em>(CC-BY-SA 2.0 Julie Missbutterflies)</em></p> </footer> </div>
<p>Free Software Foundation Europe është e gëzuar të bashkëpunojë
me Hackstub, hackerspace-i në Strasburg që po organizon <a href="https://2018.rmll.info/">Libre
Software Meeting 2018</a>, dhe që do të ketë një pistë të vetën FSFE. Me temën
kryesore "Edukimi Dixhital: krijim robërie apo fuqizim i ri?" do të donim të
përqendrohemi te kafazet e artë që na rrethojnë dhe laku që u hidhet gjithnjë
e më shumë vetëve çdo ditë. Për ne në FSFE, edukimi dixhital slidhet vetëm me
arsimin shkollor. Ai ka të bëjë me alfabetizmin dixhital që duhet të përhapim
brenda shoqërisë dixhitale.</p>
<p>Kemi parë plot forma të reja shkëmbimesh dhe bashkëpunimesh shoqërore
të shfaqen gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar dhe jemi në një fazë ku zor se kalon
një ditë në vendin e punës, në rrjetin tonë shoqëror apo në mjedisin tonë
të përditshëm që të mos kërkojë ndërveprim me software të çfarëdo forme. Shumë
nga ky software është pronësor ose ndërvepron me tjetër software pronësor. Çdo
ditë, persona të rinj mësojnë veten ose mësohen nga të tjerë si të përdorin
këto shërbime pronësore - qoftë me urdhër të punëdhënësit, nga trysnia e
të tjerëve në rrjetet e tyre apo madje nga detyrimi prej administratash. Në
një mënyrë a një tjetër, çdo ditë persona të tjerë marrin "edukimin e tyre
dixhital".</p>
<p>Te pista e FSFE-së do të shohim për rrugë si të fuqizohemi, në vend se
të na vihen vargonj. Zgjidhje Software i Lirë që na japin lirinë të ruajmë
sovranitetin e të dhënave tona, të bashkëpunojmë për teknologji të reja dhe
të ndihmojmë këdo të kuptojë teknologjinë pas tyre. Njihni një program të goditur
nga i cili mund të mësojnë persona të tjerë, ose që mund ta përdorin në
ndërveprimet e tyre të përditshme? Keni ide mbi proceset administrative
apo edukative? Mund të shpjegoni kontekste që shpien në varësi ose në fuqizim?</p>
<p>Po qe kështu, <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">aplikoni për pjesëmarrje në pistën e FSFE-së</a> në një nga katër kategoritë:
"Initiation", "Tech", "Society" ose "Culture &amp; Art". Po shohim
për biseda dhe praktika. Të dhëna më të hollësishme mbi temat e ndryshme mund
të gjeni te <a href="https://2018.rmll.info/">faqet LSM2018</a>. Afati i aplikimit është deri
më 30 prill.</p>
<div class="captioned" style="width:50%; margin: 1.5em auto;">
<img src="https://pics.fsfe.org/uploads/medium/7d9f11db8cd141ed4fe7e7f5e3e4df30.jpg"/>
<footer> <p style="text-align:center">Parlamenti Europian në Strasburg.</p> </footer>
</div>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="rmll">RMLL</tag>
<tag key="event">Veprimtari</tag>
<tag key="cfp">Thirrje për Pjesëmarrje</tag>
</tags>
<translator/>
</html>