38 lines
2.4 KiB
HTML
38 lines
2.4 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
|
|
<html newsdate="2017-02-14">
|
|
<version>1</version>
|
|
|
|
|
|
<head>
|
|
<title>Berlini dërgon një mesazh për ditën "E dua Software-in e Lirë"</title>
|
|
</head>
|
|
<body>
|
|
|
|
<h1>Berlini dërgon një mesazh për ditën "E dua Software-in e Lirë"</h1>
|
|
|
|
<p>Në kremtimin e ditës "E dua Software-in e Lirë", më 14 shkurt, fundjavën në fjalë, ndërtesa Berlin Reichtag u ndriçua me mesazhin
|
|
"Jepini Një Shans Software-it të Lirë". Në shumë ndërtesa dhe vende simbolike në Berlin u projektuan mesazhe të tjera. Në Murin e Berlinit mund të lexohej "Ndërtoni Software të Lirë - Jo Mure", kurse Ministria Federale e Financave u zbukurua me sloganin "Para Publike, Kod Publik". Kështu tërheqin vëmendjen veprimtarët drejt rëndësisë së një vlerësimi më të madh të Software-it të Lirë.</p>
|
|
|
|
<p>Përfaqësuesit e FSFE-së dërguan edhe një letër të hapur tok me një trëndafil, për krejt deputetët e parlamentit gjerman, në të cilën kërkohet një përkrahje politike më e madhe për Software-in e Lirë dhe pranim më të madh të zhvillimit vullnetar të Software-it të Lirë.</p>
|
|
|
|
<blockquote><p>Max Mehl, përgjegjës programesh në FSFE, komenton: "Software i Lirë aftëson këdo të përdorë, studiojë, ndajë me të tjerët dhe përmirësojë programe për çfarëdo qëllimi. Këto të drejta ndihmojnë të drejta të tjera themelore, të tilla si liria e fjalës, liria e shtypit dhe privatësia. Ndaj, ne u kërkojmë politikanëve dhe administratës ta hedhin në qarkullim nën një licencë të lirë software-in e financuar me para publike. Software-i i financuar me para publike duhet të jetë një e mirë e përbashkët dhe i përdorshëm nga cilido, që kështu prej tij të përfitojë krejt shoqëria."</p></blockquote>
|
|
|
|
<p>Dita "E dua Software-in e Lirë" kremtohet çdo Ditë të Shën Valentinit dhe i kushtohet kontribuesve vullnetarë të panumërt të Software-it të Lirë.</p>
|
|
|
|
<p>Informacione të mëtejshëm:</p>
|
|
<ul>
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/index.html">Foto nga veprimtaria, nën licencë të lirë</a></li>
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/index.html">Letra për deputetët e parlamentit gjerman</a> (Në gjermanisht)</li>
|
|
<li><a href="https://ilovefs.org">Mbi ditën "E dua Software-in e Lirë"</a></li>
|
|
</ul>
|
|
|
|
</body>
|
|
<tags>
|
|
<tag key="ilovefs">E dua Software-in e Lirë</tag>
|
|
<tag key="berlin">Berlin</tag>
|
|
<tag key="front-page"/>
|
|
</tags>
|
|
<translator/>
|
|
</html>
|
|
|