36 lines
2.3 KiB
HTML
36 lines
2.3 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
|
||
<html newsdate="2017-02-09">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Dita "E dua Software-in e lirë" 2017</title>
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1>Dita "E dua Software-in e lirë" 2017</h1>
|
||
|
||
<p>
|
||
14 shkurti është koha për të thënë “faleminderit”, Dita "E dua Software-in e lirë" 2017. Free Software Foundation Europe u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur që kontribuojnë në Software-in e Lirë prej të cilit varemi të gjithë. Si çdo vit, për njerëzit ka shumë mënyra për të marrë pjesë në këtë fushatë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>Në shoqërinë e Software-it të Lirë, ne shkëmbejmë mjaft kritika. Shkruajmë njoftime të metash, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë software-in, u kërkojmë veçori të reja, dhe në përgjithësi nuk kemi turp të kritikojmë të tjerët. Këtu s’ka asgjë të keqe. Kjo i ndihmon njerëzit të përmirësohen vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë të nxjerrim në pah njerëzit e palodhur që gjenden pas programit që e kemi për zemër.</p>
|
||
|
||
<h2>Shfaqeni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Si dita tradicionale për të shfaqur vlerësimin ndaj njerëzve,
|
||
Dita e Shën Valentinit është mundësia e përsosur për të falënderuar kontribuesit te programe të ndryshme të lira që ju i doni: zhvillues, përkthyes, grafistë, testues, apo hartues dokumentimi, për programe shumë të mëdha apo projekte të vogla. Krejt këta punojnë brenda fushës së Software-it të Lirë që ne gëzojmë përditë.</p>
|
||
|
||
<p>Hidhini një sy se si mund të merrni pjesë këtë vit, te <a href="/activities/ilovefs/">faqja e fushatës tonë</a>. Mund të lexoni edhe se si <a href="/news/2016/news-20160222-01.html">e kremtuam vitin e shkuar</a>
|
||
dhe të shihni se si <a href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">e shpalosin persona të ndryshëm dashurinë</a> për Software-in e Lirë. Nëse gjithkush kontribuon një gjë të vockël, do të gëzojmë së bashku një ditë të mrekullueshme "E dua Software-in e lirë"!</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="ilovefs">E dua Software-in e lirë</tag>
|
||
<tag key="front-page"/>
|
||
</tags>
|
||
<author id="mehl"/>
|
||
<translator/>
|
||
</html>
|
||
|