Files
fsfe-website/fsfe.org/news/2015/news-20150902-01.sq.xhtml
tobiasd 560a611b65
continuous-integration/drone/push Build is passing
merge Feat/structure po4a compliant
2026-06-11 14:53:55 +02:00

134 lines
7.7 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters
This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2015-09-02">
<version>1</version>
<head>
<title>Udha e gjatë nga rrugëzuesit e detyrueshëm te liria e zgjedhjes</title>
</head>
<body>
<h1>Udha e gjatë nga rrugëzuesit e detyrueshëm te liria e zgjedhjes</h1>
<p>Rrugëzuesi. Pavarësisht se shpesh e mbulon pluhuri
në qoshe, është një nga pajisjet më të rëndësishme që duhen për
të përdorur Internetin apo telefonat. Por: Shumica e përdoruesve në
Gjermani nuk e kanë në zotërim këtë pajisje, edhe pse gjendet brena
shtëpive të tyre dhe paguajnë për të.</p>
<p>Të paktën deri sot. Sepse tani së fundi <a href="http://www.bundesrat.de/SharedDocs/drucksachen/2015/0301-0400/365-15.pdf?__blob=publicationFile&amp;v=1">Kabineti i Gjermanisë, trupi ekzekutiv kryesor në
Republikën Federale të Gjermanisë</a>, miratoi një projektligj për heqjen
e rrugëzuesve të detyruar. Pra çdo përdorues mund të përdorë një pajisje
tjetër nga ajo që furnizon mundësuesi i shërbimit dhe mund ta modifikojë
lirisht atë.</p>
<h2>Ç’janë rrugëzuesit e detyruar?</h2>
<p>Për ata që donin të vinin në prizë rrugëzuesin e tyre, për një kohë
të gjatë, punët sdukeshin mirë. Shpesh mundësuesit e shërbimit
nuk publikojnë kredenciale hyrjeje të përdoruesit. Ata mund
tju mohojnë çfarëdo asistence ose tju bllokojnë plotësisht
hyrjen. Kjo mund të duket si lloji i problemeve që ju pëlqejnë,
por ama ka <a href="/activities/routers/">pasoja të pamata për
privatësinë, sigurinë dhe konkurrencën</a>. Në shumicën e rasteve
rrugëzuesi trajton krejt lidhjet telefonike dhe internetore. Mjaft pajisje
janë dëng me të çara sigurie. Përmes disa protokolleve mundësuesi është në
gjendje ta kontrollojë rrugëzuesin së largëti. Mandej mund të ndryshojnë
cilësinë e ndërlidhjes për disa shërbime të caktuara. Pajisjet alternative,
që përdorin, për shembull, Software të Lirë e kanë parim privatësinë dhe
sigurinë. Por këto pajisje, në rastin më të mirë, kanë shanse shumë të pakta
në një treg kaq të mbyllur, ngaqë mjaft përdoruesve u duhet të bëjnë përpjekje
shtesë, sa kohë që mundësuesit hedhin tjetër valle. Ky është diskriminim
i papërligjur, kundër përdoruesve të Software-it të Lirë, si dhe prodhuesve
të këtilla pajisjeve të Lira. Duhet të kemi kontroll të plotë mbi pajisjet
që përdorim.</p>
<p>
Pika kyçe e debatit mbi detyrimin e rrugëzuesve është përkufizimi i pikës
fundore të rrjetit. Ky përkufizon se ku përfundon rrjeti publik, ai i një
mundësuesi, dhe ku fillon ai i konsumatorit. Kjo ndarje duhet në fakt
të jetë kutia në mur, por mjaft mundësues furnizojnë edhe pajisjen fundore.
Nga ky këndvështrim, është e ligjshme ti mohosh konsumatorit të dhëna
hyrjeje për zëvendësimin e kësaj pajisjeje. Në rastin e shumicës së
mundësuesve, së pari modemi duhet të regjistrohet nga një teknik në një
qendër të dhënash. Arsyet teknike në të cilat pretendohet se mbështetet
kjo domosdoshmëri janë në fakt vetëm një pretendim dhe teknikisht të pavlefshme.
Në ShBA, tregu është deri diku i liberalizuar, dhe avaritë masive
të paralajmëruara të rrjetit sduken gjëkundi.</p>
<h2>Ç’ndodhi më parë</h2>
<p><a href="/activities/routers/timeline.html">Që nga fillimi i
2013-s,</a> debati publik mbi rrugëzuesit e detyruar është shtuar,
me kontributin e FSFE-së. Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve <a href="https://netzpolitik.org/2014/routerzwang-das-intransparente-verfahren-zur-transparenzverordnung">ka mbetur e vagullt (në gjermanisht)</a> lidhur me çështjen nëse duhet apo jo <a href="/news/2014/news-20140929-01.html">të ligjërohet ligjshmërisht,</a> detyrimi i rrugëzuesve, edhe pas shumë
seancash dëgjimore dhe praktikash, ku jo vetëm FSFE-ja, por edhe shumica
e qindra deklaratave shpreheshin kundër tij. Më në fund, Ministria Federale
e Ekonomisë (BMWi) ndërhyri në fund të 2014-s. Ministria propozoi një projektligj
të kënaqshëm dhe kapërceu krejt pengesat në procesin ligjvënës, përmes ratifikimit
nga Komisioni i BE-së dhe Kabineti Federal. Ligji tani është në pritje të miratimit
nga parlamenti federal dhe Këshilli Federal.</p>
<p>
Do të kishim dashur kodifikim të mëtejshëm ligjor të të drejtave
të përdoruesve për pajisjet e komunikimit, por gjendja e tanishme
garanton një shkallë bazë lirie të përdoruesit, të paktën në afat
të mesëm. Që të arrihej deri edhe në kaq, u desh një sasi e konsiderueshme
pune. Si FSFE, ne krijuar një ekip të vogël ekspertësh të brendshëm
dhe të jashtëm, që ka krijuar dokumente të hollësishme që përcaktojnë
pozicionin tonë, për mjaft nga seancat dëgjimore në Agjencinë Federale
të Rrjeteve, të cilat lirinë e përdoruesve e trajtojnë në frymën e Software-it
të Lirë dhe standardeve të hapura, si edhe në aspektin ekonomik. Edhe
pas shpërnguljes së temës në Ministrinë e Ekonomisë, ne e mbikëqyrëm
procesin nga afër, në marrëveshje me organizma të tjerë dhe tërhoqëm
vëmendjen në mangësitë dhe në zhvillimet pozitive.</p>
<p>
Me një ndryshim të <a href="http://www.gesetze-im-internet.de/fteg">FTEG-ut (në gjermanisht)</a> (Ligji
mbi Pajisjet dhe Pajisjet Terminale të Telekomunikacioneve) dhe <a href="http://www.gesetze-im-internet.de/tkg_2004">TKG-së (në gjermanisht)</a>
(Ligji i Telekomunikacioneve), mangësitë e mëparshme duhet të ndreqen.
Pika fundore pasive e rrjetit duhet të përkufizohet qartë, operatori
duhet të jetë i detyruar të furnizojë, pa iu kërkuar, the "të dhënat
e nevojshme për hyrje dhe të dhëna për lidhjen e pajisjeve terminale
të telekomunikacionit dhe përdorimin e shërbimeve të telekomunikacionit,"
dhe duhet caktuar një gjobë prej 10 mijë eurosh në rast se shkelen këto
kërkesa për të dhëna.</p>
<h2>Ska mbaruar ende</h2>
<p>
Hëpërhë, ligji gjendet në Këshillin Federal për opinione dhe
më pas do të mbërrijë përpara parlamentit federal për tre shqyrtime.
Nëse ligji pranohet, për shfuqizimin e rrugëzuesve të detyruar
gjashtë muaj pas njoftimit është i nevojshëm miratimi nga Këshilli
Federal. Që kjo të dalë me sukses, duhet ta vëzhgojmë këtë proces
dhe të sigurohemi se propozimi nuk hollohet rrugës. Këtu mund të na
ndihmoni:
lidhuni me përfaqësuesin tuaj sot që ti kërkoni ta kalojnë këtë ligj
pa kufizime të mëtejshme, që të mund të garantohet ky minimum absolut
i lirisë së pajisjeve fundore, mbrojtjes së përdoruesit, dhe sigurisë.</p>
<p>
Koha pas kësaj do të jetë prapë me interes. A do ta pengojnë mundësuesit
e internetit mbulimin e përdorimit të pajisjeve të përdoruesve?
A mund të përdoren pa probleme me rrugëzues alternativë krejt pajisjet?
A do të ketë prapëseprapë ndonjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga ligji?
Mund të kënaqemi nga suksese të mëparshme, por kjo temë, për miqtë
e pajisjeve alternative, është shumë e debatueshme për ta lënë të na zërë
gjumi nën një ndjesi të rreme sigurie. Për të ardhmen e Internetit të Gjërave,
kur frigoriferët dhe termostatet do të mund të përdoren përmes internetit,
liria për rrugëzues dhe pajisje fundore në përgjithësi luan një rol më qendror.
Ne besojmë se kësaj teme sia kemi nxjerrë ende fundit, dhe se duhet të vendosim
dhe mbrojmë lirinë e pajisjeve në vende të tjera europiane.</p>
</body>
<tags>
<tag key="routers">Rrugëzues</tag>
<tag key="de">Gjermani</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
<translator/>
</html>