Files
fsfe-website/fsfe.org/news/2014/news-20140528-01.sq.xhtml
tobiasd 560a611b65
continuous-integration/drone/push Build is passing
merge Feat/structure po4a compliant
2026-06-11 14:53:55 +02:00

31 lines
2.9 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters
This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2014-05-28">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE: 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë të zgjedhur në Parlamentin Europian</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE: 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë të zgjedhur në Parlamentin Europian</h1>
<p>
Zgjedhjet europiane kanë sjellë 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë në Parlamentin e ri Europian. <a href="http://freesoftwarepact.eu/">Paktin Mbi Software-in e Lirë</a> e kanë nënshkruar kandidatë nga i gjithë spektri politik, duke premtuar kështu të përkrahin Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura gjatë kohës së tyre në parlament. Nga 162 nënshkruesit, 33 u zgjodhën</p>
<p>“I përgëzojmë eurodeputetët e rinj për zgjedhjen e tyre, dhe do të donim të falënderonim gjithkënd që nënshkroi Paktin Mbi Software-in e Lirë,” thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Europa e meriton më tepër liri software-i. Ne mbështetemi tek këta eurodeputetë për të bërë të mundur që europianët të mund të jenë në kontroll të plotë të kompjuterave që përdorin. FSFE-ja do të jetë e lumtur ti përkrahë ata në këtë përpjekje të rëndësishme."</p>
<p>Fushata e Paktit Mbi Software-in e Lirë organizohet nga <a href="http://april.org">April</a> dhe përkrahet nga FSFE-ja dhe shoqata të tjera të Software-it të Lirë. Kandidatët që nënshkruan paktin deklaruan përkrahjen e tyre të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në politikë, ligjshmëri dhe administratë. Veprimtarët e Software-it të Lirë anembanë Europës grumbulluar 162 nënshkrime nga kandidatë nga krejt spektri politik, në 16 vende. Franca është vendi europian me numrin më të lartë të nënshkruesve të zgjedhur me sukses, e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda.</p>
<p>Bashkërenduesi i FSFE-së për shtrirjen, Erik Albers thotë: "Ju lutemi, bashkojuni përpjekjeve tona për vazhdimin e trysnisë për liri software-i në parlament. Lidhuni me eurodeputetin e zonës suaj në Parlamentin e ri Europian dhe bëjeni të nënshkruajë Paktin Mbi Software-in e Lirë! Europa ka nevojë për mbështjetjen e tyre lidhur me Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura."
</p>
<p>
Më tepër informacion:
<ul><li><a href="http://www.april.org/free-software-pact-162-signataires-dans-16-pays-17-signataires-francais-elus">Njoftimi për shtyp nga April lidhur me përfundimet e Paktit Mbi Software-in e Lirë në Francë</a></li><li><a href="http://freesoftwarepact.eu/europarl2014/">Listë e krejt nënshkruesve të Paktit Mbi Software-in e Lirë</a></li></ul>
</p>
</body>
<sidebar>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="fspact">Pakti Për Software të Lirë</tag>
<tag key="european-union"/>
</tags>
<translator/>
</html>