88 lines
5.2 KiB
HTML
88 lines
5.2 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
|
||
<html newsdate="2013-06-12">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Parlamenti gjerman i thotë qeverisë të kufizojë në mënyrë strikte patentat mbi software-in</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1>Parlamenti gjerman i thotë qeverisë të kufizojë në mënyrë strikte patentat mbi software-in</h1>
|
||
|
||
<p>Të premten, më 7 qershor, parlamenti gjerman <a href="http://www.bundestag.de/dokumente/textarchiv/2013/45033928_kw23_angenommen_abgelehnt/index.html">vendosi
|
||
për</a> një <a href="http://dip.bundestag.de/btd/17/130/1713086.pdf">mocion
|
||
të përbashkët mbi kufizimin e patentave mbi software-in</a> (shihni <a href="https://l.fsfe.org/bikt-swpat-en.pdf">përkthimin në Anglisht nga
|
||
BIKT</a>). Parlamenti i kërkon qeverisë gjermane të ndërmarrë hapa për
|
||
kufizimin e akordimit të patentave mbi programe kompjuteri. Software-i
|
||
do të duhej të mbulohej përjashtimisht nga të drejta kopjimi, dhe
|
||
mbajtësit e të drejtave të kopjimit nuk do të duhej të zhvlerësoheshin
|
||
prej palësh të treta përmes patentash software-i. I vetmi përjashtim ku
|
||
patentat do të duheshin lejuar janë programet e kompjuterit që zëvendësojnë
|
||
një përbërës mekanik ose elektromagnetik. Veç kësaj, parlamenti e bëri të qartë
|
||
që veprimet qeveritare lidhur me patentat nuk duhet të përzihen kurrë me
|
||
ligjshmërinë e shpërndarjes së Software-it të Lirë.</p>
|
||
|
||
<blockquote><p>"Ky është një hap i rëndësishëm për të shëruar marrëzinë e
|
||
patentave mbi software-in. FSFE-ja e mirëpret tej mase këtë vendim. Është
|
||
gjë shumë e bukur të shohësh se krejt partitë kryesore gjermane e kuptojnë
|
||
që patentat mbi software-in janë një problem shumë i madh dhe se ato po
|
||
veprojnë me këtë në mendje," thotë Matthias Kirschner, bashkërendues i
|
||
FSFE-së për Gjermaninë.</p></blockquote>
|
||
|
||
<p>Dhjetëra mijëra patenta software-i në Gjermani dhe në Europë paraqesin
|
||
kosto të pamata dhe rreziqe përgjegjësish ligjore, veçanërisht për BVM-të.
|
||
Disa shoqata gjermane BVM-sh e mirëpritën vendimin e parlamentit. Duke
|
||
sinjalizuar megjithatë se janë kundër dhënies së krejt përgjegjësisë
|
||
Brukselit, ngaqë BE-ja ka qenë në mënyrë të vazhdueshme e paaftë të pajisë
|
||
zhvilluesit e software-it me një siguri ligjore. "Gjermanisë tani i duhet
|
||
ta sendërtojë këtë vendim në formën e një ligji, për të dërguar një sinjal
|
||
të fortë drejt Brukselit," thotë Johannes Sommer i BIKT-it, një nga shoqatat.</p>
|
||
|
||
<p>Në një takim ekspertësh në parlament më 13 maj, në të cilin mori pjesë
|
||
edhe FSFE-ja, shoqatat BIKT dhe BITMi të industrisë përkatëse propozuan
|
||
ndryshime në ligjet gjermane të të drejtave të kopjimit dhe patentave.
|
||
këto propozime do të duhej të preknin edhe patenta software-i të akorduara
|
||
tashmë. Propozimi i parë është të shtohet një klauzolë "mbulese mbrojtëse"
|
||
në ligjin gjerman të të drejtave të kopjimit , që vë në zbatim
|
||
<a href="https://l.fsfe.org/bikt-schutz">një ndalim tërësor</a> të zbatimit
|
||
të detyruar të patentave të pretenduara në lidhje me software-in. Propozimi
|
||
i dytë që synohet të sendërtohet në ligjin gjerman mbi patentat, bën të
|
||
mundur që efektet e patentave të pretenduara të mos shtrihen mbi vepra
|
||
të mbrojtura në mënyrë të pavarur nga të drejta kopjimi. Të dy propozimet
|
||
do të mund të parandalonin zbatimin e detyrueshëm të patentave të software-it
|
||
mbi zhvillues software-i. FSFE-ja i mbështet të dy propozimet.</p>
|
||
|
||
<blockquote><p>"Po të kemi parasysh që BE-ja ka hequr dorë nga fuqia e vet
|
||
për të vendosur rregulla patentash të njësuara, ky hap drejt kufizimit
|
||
të patentave mbi software-in është edhe më i rëndësishëm.", thotë Kirschner.</p></blockquote>
|
||
|
||
<p>Kuadër: Mocioni i përbashkët u paraqit në parlamentin gjerman në
|
||
prill. Pas seancës së parë dëgjimore, komiteti ligjor mbajti më 13 maj një
|
||
takim me ekspertë të jashtëm, lidhur me të cilin FSFE-ja botoi një <a href="http://www.bundestag.de/bundestag/ausschuesse17/a06/anhoerungen/archiv/47_Patentierung_von_Computerprogrammen/04_Stellungnahmen/Stellungnahme_Kirschner.pdf">deklaratë
|
||
me shkrim</a> dhe <a href="https://wiki.fsfe.org/mk/BundestagAnhoerung2013SoftwarepatenteNotizen">shënimet
|
||
e Matthias Kirschner-it për paraqitjen e tij gojore</a>. Gjatë seancës,
|
||
një shumicë domethënëse e ekspertëve të jashtëm përkrahën mocionin e
|
||
përbashkët. Pas rekomandimeve të Komitetit Ligjor të parlamentit, të
|
||
mbështetura nga Komiteti për Ekonominë dhe Teknologjinë, Komiteti i
|
||
Arsimit, Kërkimit, dhe Vlerësimit të Rezultateve të Inxhinierimit, si edhe
|
||
prej Komitetit për Kulturën dhe Median, parlamenti gjerman në sesion plenar
|
||
miratoi njëzëri mocionin e përbashkët më 7 qershor.</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag key="front-page"/>
|
||
<tag key="swpat">Patenta Software</tag>
|
||
<tag key="de"/>
|
||
<tag key="policy">Politika</tag>
|
||
</tags>
|
||
<translator/>
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|