Files
fsfe-website/fsfe.org/news/2013/news-20130226-01.sq.xhtml
tobiasd 560a611b65
continuous-integration/drone/push Build is passing
merge Feat/structure po4a compliant
2026-06-11 14:53:55 +02:00

33 lines
2.0 KiB
HTML
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters
This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2013-02-26">
<version>1</version>
<head>
<title>Dita e Lirisë së Dokumenteve: Hapet regjistrimi i veprimtarive për 2013-n</title>
</head>
<body>
<h1>Dita e Lirisë së Dokumenteve: Hapet regjistrimi i veprimtarive për 2013-n</h1>
<p>Sot hapet regjistrimi i veprimtarive për Ditën e Lirisë së Dokumenteve, 27 mars 2013. Ekipet vendore mund të vendosin hollësitë mbi veprimtaritë te <a href="http://documentfreedom.org">DocumentFreedom.org</a>, dhe ti vendosin te <a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.html">harta globale e fushatës</a>.</p>
<p>Javën e fundit u dërguan 50 paketa promocionale nëpër <i>hackerspace</i>-e për ti dhënë fill përgatitjeve për veprimtaritë. Ato përmbajnë afishe, fletëpalosje, ngjitësa, dhe këshilla, përfshi ato se si të kërkohet mbështetje financiare. Të tilla mund të porositen edhe online tani.</p>
<p>"Vitin e kaluar mbrojtësit dhe përkrahësit pararojë të Standardeve të Hapura paraqitën standarde më të mira për mijëra njerëz" u shpreh Sam Tuke, përgjegjës i fushatës. "Ekipet tani kanë në dorë më tepër burime, dhe ide të reja, përfshi kalimin nga teknologjia Adobe Flash te ajo HTML5".</p>
<p>"Gjatë muajve të fundit, tregjet për produkte dixhitale të tillë si audiolibrat dhe dokumentet të ruajtur në re janë shtuar dramatikisht, por pa Standarde të Hapura klientët janë viktima të bllokimit të mundësive të zgjedhjes dhe kontrollit anti-konsumator të tregut nga ana e tregtuesve" thotë Erik Albers, përgjegjës i bashkësisë, Free Software Foundation Europe.</p>
<p>Këtë vit fushata synon të përmbajë më tepër veprimtari, dhe në më tepër vende. <a href="http://www.documentfreedom.org/news/2012/news-20120403-01.en.html">Më 2012</a> grupet e vullnetarëve organizuan 54 veprimtari në 23 vende të ndryshme, përfshi Brukselin, Kolumbinë, dhe Indonezinë.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
</tags>
<translator/>
</html>