235 lines
12 KiB
HTML
235 lines
12 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html>
|
||
<version>0</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Software i Lirë, Burim i Hapur, FOSS, FLOSS - të njëjtë të njëjtë, por të ndryshëm</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body class="article">
|
||
<p id="category">
|
||
<a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software i Lirë</a>
|
||
</p>
|
||
|
||
<h1>Software i Lirë, Burim i Hapur, FOSS, FLOSS - të njëjtë të njëjtë, por të ndryshëm</h1>
|
||
|
||
<div id="introduction">
|
||
|
||
<p>
|
||
Ka dy terma kryesore për software-in që mund ta përdorni, studioni,
|
||
ndani me të tjerët dhe përmirësoni lirisht: Software i Lirë dhe
|
||
Burim i Hapur. Me këta si bazë mund të gjeni edhe ndërthurje dhe
|
||
përkthime të tjera, të tillë si FOSS, Libre Software, FLOSS e me
|
||
radhë. Pse i përdorin njerëzit këto terma dhe ku ndryshojnë nga
|
||
njëri-tjetri?
|
||
</p>
|
||
|
||
</div>
|
||
|
||
<h2>Kuadër historik</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Historikisht, Software i Lirë qe termi i parë, krijuar më 1986 tok
|
||
me <a href="/freesoftware/freesoftware.html">përkufizimin e Software-it
|
||
të Lirë</a>. Në 1997-n, Debian, një projekt që synonte krijimin e një
|
||
shpërndarjeje GNU/Linux krejtësisht të lirë dhe të bazuar në bashkësinë,
|
||
hartoi Udhëzimet Debian për Software të Lirë
|
||
(<a href="http://www.debian.org/social_contract#guidelines">DFSG</a>) si
|
||
një listë kontrollesh për të parë nëse një program mund të përfshihej
|
||
apo jo te shpërndarja. Një vit më pas, u krijuar Open Source Initiative
|
||
(OSI), si një
|
||
<a href="http://web.archive.org/web/20021217003716/http://www.opensource.org/advocacy/faq.html">fushatë
|
||
marketingu për Software-in e Lirë</a>. Ajo paraqiti
|
||
<a href="http://opensource.org/docs/osd">përkufizimin e Burimit të Hapur</a>
|
||
duke kopjuar DFSG-në dhe zëvendësuar "Software i Lirë" me "Burim
|
||
i Hapur". Sipas
|
||
a <a href="http://lists.debian.org/debian-devel/1999/02/msg01641.html">deklaratës
|
||
publike</a> të Bruce Perens-it, një nga themeluesit e OSI-t dhe autor
|
||
i DFSG-së dhe përkufizimit të Burimit të Hapur, Burimi i Hapur qe menduar
|
||
si një sinonim për Software-in e Lirë. Perens përfundimisht vendosi
|
||
të rikthehet në origjinën e lëvizjes dhe të flasë sërish për Software
|
||
të Lirë. Falë rrënjëve të përbashkëta, që të dy, Burimi i Hapur dhe
|
||
Software-i i Lirë përshkruajnë grupin e plotë dhe krejt gamën e licencave
|
||
software që u japin përdoruesve të drejtën për ta përdorur, studiuar,
|
||
ndarë me të tjerët dhe përmirësuar software-in<a class="fn"
|
||
href="#fn1">1</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Me kalimin e kohës njerëzit prodhuan etiketime shtesë për të njëjtin
|
||
grup software-i. Sot, terma si Libre Software, FOSS (Free and Open
|
||
Source Software) ose FLOSS (Free, Libre and Open Source Software)
|
||
përdoren shpesh për përshkrimin e Software-it të Lirë. Në disa raste
|
||
njerëzit përdorin gjithashtu termat "software organik" ose "software
|
||
etik". Shpesh shtysa për këto terma është ndenjja jashtë debatit për
|
||
terminologjinë dhe për të shmangur konfuzionin rreth fjalësh të tilla
|
||
si "i hapur" ose "i lirë". Këto terma priren të shkaktojnë konfuzion,
|
||
sepse pothuajse i ftojnë njerëzit të kërkojnë dallime mes termash atje
|
||
ku faktikisht dallime nuk ka, kur bëhet fjalë për software-in që
|
||
përshkruajnë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kjo përmbledhje e shkurtër e origjinës historike të termave të ndryshme
|
||
do të duhej të tregonte që në fund të fundit tërë ato kanë të njëjtën
|
||
rrënjë dhe bëjnë fjalë për të njëjtin grup software-i.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Kush përdor secilin term dhe pse?</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Lëvizja për Software të lirë është një bashkësi e gjerë dhe e larmishme.
|
||
Njerëzit kanë interesa të ndryshme te Software-i i Lirë dhe arsye të
|
||
ndryshme për pjesëmarrje në të. Por këto dallime nuk lidhen doemos me
|
||
termat që ata përdorin. Mjaft persona përdorin termin Burim i Hapur
|
||
madje edhe kur theksojnë përmasat shoqërore dhe politike të Software-it
|
||
të Lirë, teksa në anën tjetër ka njerëz në bashkësinë tonë që parapëlqejnë
|
||
termin Software i Lirë, por përqendrohen më tepër te përfitimet praktike.
|
||
Që dikush thotë Burim i Hapur ose Software i Lirë, nuk është medoemos tregues
|
||
i motivimit të tyre.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Tej individëve, brenda ekosistemit të Software-i të Lirë ka gjithashtu
|
||
mjaft organizma të mirënjohura. Shumë prej tyre luajnë një rol
|
||
të rëndësishëm dhe amplifikojnë aspekte të ndryshme të Software-i të
|
||
Lirë. Për shembull, disa organizma përqendrohen te drejtimi teknik i
|
||
projekteve të Software-it të Lirë, disa në aspektet ligjore, disa në ato
|
||
politike, shoqërore dhe etike dhe disa përqendrohen te vleftësimi i
|
||
licencave. Zakonisht këto organizma kanë vendosur të përdorin njërin ose
|
||
tjetrin term dhe të vazhdojnë me të. Por kjo nuk duhet t’ju shpjerë në
|
||
përfundimin se termi që përdorin është faktori me rëndësi lidhur me
|
||
motivimin e tyre. Faktori me rëndësi janë njerëzit që drejtojnë
|
||
organizmin dhe synimet e organizmit si i tillë. Përvoja praktike me
|
||
organizma dhe njerëz të ndryshëm tregon që vija ndarëse nuk mund vizatohet
|
||
përgjatë gjuhës që përdorin.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kjo larmi është e mirë, ngaqë tregon se Software-i i Lirë ofron mjaft
|
||
përparësi në shumë fusha të ndryshme të jetës sonë. Por nuk do të duhej
|
||
ndarë bashkësia thjesht sipas termave që parapëlqen dikush. Pavarësisht
|
||
se cilin term përdor dikush dhe cili është motivimi i tij fillestar, në
|
||
fund të fundit ata punojnë mbi të njëjtin grup software-i dhe për thellimin
|
||
e lirisë së software-it dhe mbi çfarëdo aspekti tjetër të Software-it të
|
||
Lirë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Vleftësim licencash</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Në lëvizjen për Software të Lirë ka tre njësi të mirëpranuara gjerësish
|
||
që vleftësojnë rregullisht licenca: <a href="http://www.fsf.org">Free
|
||
Software Foundation</a>, <a href="http://www.debian.org">projekti
|
||
Debian</a> dhe <a href="http://www.opensource.org">Open Source
|
||
Initiative</a>. Kur pyeten nëse një licencë e dhënë u jep përdoruesve
|
||
lirinë për përdorim, studim, ndarje me të tjerët dhe përmirësim të
|
||
programit, ata thuajse përherë vijnë në të njëjtat përfundime.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>A ndryshon Copyleft-i?</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Po të shihen licencat e Software-it të Lirë ka dy kategori kryesore,
|
||
licenca mbrojtëse ose <a href="http://www.gnu.org/copyleft/">Copyleft</a>
|
||
dhe licenca jombrojtëse. Ndërsa licencat <i>Copyleft</i> janë hartuar
|
||
të mbrojnë të drejtat për përdorim, studim, ndarje me të tjerë dhe
|
||
përmirësim të software-it, licencat jombrojtëse lejojnë të shpërndahet
|
||
software-i pa këto të drejta. Disa vetë mendojnë se termat Software
|
||
i Lirë dhe Burim i Hapur përdoren për të bërë dallimin mes licencash
|
||
<i>Copyleft</i> dhe atyre jo <i>Copyleft</i>. Listat e licencave të
|
||
Software-it të Lirë nga Debian-i, FSF-ja dhe OSI tregojnë që si licencat
|
||
mbrojtëse, ashtu edhe ato jombrojtëse janë në përputhje me përkufizimin
|
||
Software-it të Lirë dhe përkufizimin e Burimi të Hapur. Kjo do të thotë
|
||
që asnjëri prej termave Burim i Hapur dhe Software i Lirë, dhe as
|
||
përkufizimet e ndryshme janë të përshtatshme për të bërë dallimin mes
|
||
licencave <i>Copyleft</i> dhe jo <i>Copyleft</i>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
<center>
|
||
<img src="/freesoftware/softwaremodels.png" alt="Ky grafik
|
||
do të vizualizonte kategoritë e ndryshme të software-it dhe lidhjen
|
||
mes tyre" title="Ky grafik vizualizon kategoritë e ndryshme
|
||
të software-it dhe lidhjen mes tyre"/>
|
||
</center>
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Licencat mbrojtëse dhe licencat jombrojtëse janë nënklasa të licencave
|
||
të Software-it të lirë të pranuara nga Open Source Initiative dhe FSF-ja.
|
||
<i>Copyleft</i> ose jo <i>Copyleft</i> nuk është kriter i përshtatshëm
|
||
për të bërë dallimin mes Burimit të Hapur dhe Software-it të Lirë, që të
|
||
dy termat përshkruajnë të njëjtin grup software-i.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Modeli i zhvillimit</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Mënyra se si zhvillohet një program mund të jetë faktor kyç në suksesin
|
||
ose dështimin e tij. Por nëse një program është shkruar apo jo sipas një
|
||
procesi të hapur, me pjesëmarrje, apo pas dyersh të mbyllura nuk na thotë
|
||
gjë rreth faktit se është jo i lirë apo Software i Lirë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kur shohim software-in, na duhet të dallojmë mes modelit të software-it
|
||
dhe modelit të zhvillimit të tij. Ndërsa modeli i software-it përshkruan
|
||
vetitë e software-it (p.sh. i lirë ose pronësor), modeli i zhvillimit
|
||
përshkruan mënyrat e ndryshme për zhvillimin e software-it. Si edhe
|
||
trajtohet hollësisht te <a href="/freesoftware/enterprise/freesoftwarecompany.html">"Çfarë
|
||
e bën një kompani kompani të Software-it të Lirë?"</a>, modelet e ndryshme
|
||
të zhvillimit të software-it përkufizohen në mënyrë të pavarur nga modeli
|
||
i software-it dhe funksionojnë si për Software-in e Lirë, ashtu edhe për
|
||
atë të software-it pronësor. Modelet që shfrytëzojnë përparësitë e një
|
||
bashkësie të hapët dhe bashkëpunuese mund të tregojnë fuqinë e tyre të
|
||
plotë kur ndërthuren me modelin e Software-it të Lirë. Megjithatë kjo
|
||
nuk do të thotë se cilido program i zhvilluar sipas një procesi zhvillimi
|
||
të hapur dhe bashkëpunues është Software i Lirë. Ka projekte Software-i
|
||
të Lirë të zhvilluar nga një person apo kompani e vetme me pak ose aspak
|
||
kontribut nga jashtë. Nga ana tjetër, zhvilluesit e software-it pronësor
|
||
kanë adoptuar modele zhvillimi bashkëpunues për modelin e tyre të zhvillimit
|
||
të software-it, p.sh. SAP-i me programin e vet të partneritetit.
|
||
</p>
|
||
|
||
|
||
<h2>Pse e quajmë Software të Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Nëse krejt këta terma përshkruajnë të njëjtin grup programesh, përse ne
|
||
te FSFE-ja këmbëngulim për përdorimin e termit Software i Lirë?
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Gjithë puna te Software-i i Lirë është te liria. Ky është një mesazh
|
||
që ne duam ta përhapim fort dhe qartë. Gjuha është e rëndësishme, ngaqë
|
||
ajo i jep përcakton të menduarit e njerëzve rreth një subjekti. Termat
|
||
e ndryshëm përqendrohen te aspekte të ndryshme, edhe nëse përshkruajnë
|
||
të njëjtin software. Liria është vlerë thelbësore e Software-i të Lirë,
|
||
dhe gjuha jonë e pasqyron këtë. Kjo e bën Software-in e Lirë zgjedhjen
|
||
e duhur për FSFE-në dhe këtë ju ftojmë
|
||
ta <a href="/activities/whyfs/whyfs">ndiqni</a> dhe ju.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2 id="fn">Shënime</h2>
|
||
|
||
<ol>
|
||
<li id="fn1">
|
||
Licencat <a href="http://www.gnu.org/copyleft/">Copyleft</a>, licenca
|
||
të hartuara për të mbrojtur këto të drejta, janë një nënklasë e licencave
|
||
të Software-it të Lirë të mirëpranuara nga Open Source Initiative dhe FSF-ja.
|
||
</li>
|
||
</ol>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
|
||
<author id="schiessle" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2012-12-08" />
|
||
</date>
|
||
<sidebar/>
|
||
</html>
|
||
|