105 lines
4.2 KiB
HTML
105 lines
4.2 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html>
|
||
<version>0</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Kod Sjelljeje</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body class="article">
|
||
<p id="category"><a href="/about/">Mbi</a></p>
|
||
<h1>Kod Sjelljeje</h1>
|
||
|
||
<p id="introduction" class="p-summary">
|
||
KS-ja me dy fjalë: Free Software Foundation Europe (FSFE) dhe bashkësia
|
||
e tij synojnë të ofrojnë një mjedis miqësor dhe të qetë për çdo pjesëmarrës
|
||
në veprimtaritë e FSFE-së, në internet dhe në botën reale. Nga krejt
|
||
pjesëmarrësit e çfarëdo veprimtarie të FSFE-së pritet sjellje e shkëlqyer
|
||
kundrejt njëri-tjetrit. Sjellja e keqe mund të shpjerë në përjashtimin
|
||
nga veprimtaritë tona dhe/ose nga infrastruktura jonë teknike. Nëse
|
||
keni qenë të pranishëm në një situatë në të cilën fryma e Kodit të Sjelljes
|
||
është cenuar, ju lutemi, lidhuni me <a
|
||
href="#CARE">ekipin tonë qendror CARE</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Software-i i Lirë merret me lirinë dhe këtë bën edhe bashkësia jonë.
|
||
Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë dhe të punojmë tok duke respektuar
|
||
opinionet, aftësitë dhe interesat e ndryshme. Ne, si një bashkësi dashamirëse,
|
||
i nxisim krejt pjesëmarrësit të jenë të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Ky Kod Sjelljeje zbatohet mbi krejt veprimtaritë e kryera nga FSFE-ja,
|
||
si dhe mbi infrastrukturën tonë <em>online</em>. Kjo e fundit përfshin,
|
||
por nuk kufizohet me, listat tona të postimeve, wiki-t, mediat shoqërore,
|
||
grupet, forumet dhe çfarëdo mjeti të komunikimit dixhital që administrohen
|
||
nga FSFE-ja. Kodi i Sjelljes zbatohet po njësoj mbi krejt pjesëmarrësit,
|
||
përfshi, por pa u kufizuar te, folësit, vullnetarët, pjesëtarë të stafit,
|
||
ekspozues, etj.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Kod Sjelljeje</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Ftojmë dhe nxisim të gjithë të shprehin opinionet e tyre mbi temat
|
||
që kanë lidhje me fushën tonë. Krejt pjesëmarrësit do të duhej të ndiheshin
|
||
gjatë gjithë kohës të lirë për ta bërë këtë, pa patur frikë se mos sulmohen,
|
||
ndëshkohen ose ngacmohen. I kërkojmë gjithkujt të respektojë dhe të jetë
|
||
i matur kundrejt njëri-tjetrit, veçanërisht kur përpiqet të ofrojë
|
||
kritikë konstruktive.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Që të farkëtojmë në bashkësinë tonë tolerancën, respektin dhe mikpritjen,
|
||
ne biem dakord të mos merremi me të folur apo veprime diskriminuese,
|
||
njollosëse, apo fyese, përfshi lidhur me (por pa u kufizuar me) gjinitë,
|
||
prirjet seksuale, racat, kombësitë, fetë apo profesionet. Jemi një bashkësi
|
||
e shumë kombësive dhe prejardhjeve, dhe i gëzohemi forcës tonë të bazuar
|
||
në diversitet.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Masa displinore</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Nëse keni pësuar apo jeni bërë dëshmitar sjelljeje në kundërshtim
|
||
me parimet e ngulitura në këtë Kod Sjelljeje, ju lutemi, sillini incidente
|
||
të tilla në vëmendje të ekipit përkatës vendor ose <a href="#CARE">të
|
||
ekipit tonë qendror CARE</a> (CARE = CoC Active Response Ensurers) sa
|
||
më shpejt që të jetë e mundur. Në varësi të veprimtarisë së dhënë,
|
||
do të gjeni kontakte për ekipin vendor CARE.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Ju lutemi, mos ngurroni të përhapni Kodin e Sjelljes me pjesëmarrës
|
||
në diskutime, <em>online</em> dhe <em>offline</em>, për të garantuar
|
||
mjedis respekti dhe dashamirësie. Free Software Foundation Europe ruan
|
||
të drejtën t’i mohojë hyrjen dhe/ose të dëbojë prej një veprimtarie apo
|
||
segmenti infrastrukture të saj (p.sh. wiki, lista postimesh, etj) cilindo
|
||
individ që rezulton të jetë sjellë në kundërshtim me parimet e theksuara
|
||
më sipër.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2 id="CARE">Ekipi CARE Qendror</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Me ekipin CARE qendror mund të lidheni përmes email-it <email
|
||
mailto="yes">care@fsfe.org</email>. Anëtarët e ekipit CARE radhiten më
|
||
poshtë, dhe jeni të mirëpritur të lidheni me ta edhe individualisht.
|
||
</p>
|
||
|
||
<div id="team" class="section grid-100">
|
||
<care-team-list />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
Ankesat rreth anëtarësh të ekipeve CARE duhet t’i drejtohen <a
|
||
href="/about/people/index.html">presidentit të FSFE-së</a>.
|
||
</p>
|
||
</body>
|
||
|
||
<sidebar promo="about-fsfe" />
|
||
|
||
</html>
|