|
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
|
|
|
|
|
|
|
<html>
|
|
<version>1</version>
|
|
|
|
<head>
|
|
<title>E ♥ Software-in e Lirë - Dëshmi</title>
|
|
</head>
|
|
<body class="article valentine-ilovefs" microformats="h-entry">
|
|
|
|
<!-- Breadcumb -->
|
|
<p id="category"><a href="/activities/ilovefs/">E dua Software-in e Lirë</a></p>
|
|
<!-- / Breadcumb -->
|
|
|
|
<h1 class="p-name">Pse e duan Software-in e Lirë</h1>
|
|
|
|
<div class="e-content">
|
|
|
|
<div class="p-summary">
|
|
|
|
<p>Fushata jonë internetore synon shtimin e ndërgjegjësimit mbi Software-in
|
|
e Lirë dhe personat e pasionuar, të palodhur, pas tij. Tregojuni atyre se
|
|
e vlerësoni punën e tyre – kjo mund të ndryshojë shumë gjëra! Këtë e kanë bërë
|
|
të tjerë para jush, dhe këtu mund të lexoni pse e duan Software-in e Lirë.</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!-- 2014 -->
|
|
<!--1 SCHULTE Stefanie-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/schulte.png"/>
|
|
<p><em>"E dua software-in e lirë ngaqë ka kaq shumë gjëra të përbashkëta
|
|
me lëvizjen për bashkëpunim. Që të dyja - lëvizja Raiffeisen që zuri fill
|
|
më shumë se 150 vjet më parë - dhe Bashkësia e Software-it të Lirë e vënë
|
|
theksin te demokracia, transparenca, pluralizmi, vazhdueshmëria,
|
|
besueshmëria dhe përqendrimi mbi diçka. Që të dyja u japin mundësi
|
|
njerëzve të zgjidhni tok probleme të rëndësishme. Software-in e Lirë e dua
|
|
edhe ngaqë jam përdoruese prej kohësh e GNU/Linux-it dhe një pjesëmarrëse
|
|
te projekti PmWiki."</em><br/>
|
|
— <strong>Stefanie Schulte</strong>, specialiste marrëdhëniesh publike
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
|
|
<!-- 2013 -->
|
|
<!--1 BARBIERI Massimo-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/barbieri.jpg"/>
|
|
<p><em>"Pak dhjetëvjeçarë më parë, fjala "Liri" kish një kuptim shumë
|
|
të ndryshëm nga i sotmi. Jetojmë në një shoqëri dixhitale, në të cilën, shumë
|
|
aspekte të jetës sonë, dhe të Lirisë sonë, kalojnë përmes një mediumi dixhital.
|
|
Pasja e kontrollit të plotë të software-it që përdorim është atëherë e vetmja rrugë
|
|
për të ushtruar kontroll të plotë të Lirisë sonë. E dua Software-in e Lirë ngaqë
|
|
kujdesem për Lirinë time."</em><br/>
|
|
— <strong>Massimo Barbieri</strong>, anëtar i
|
|
<a href="http://lug.42019.it/index.php/Pagina_principale">LUG Scandiano</a> dhe
|
|
anëtar shok i FSFE-së
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--2 CONSONNI Christian-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/consonni_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"E dua software-in e lirë sepse fuqizon njerëzit, software-i
|
|
i lirë ju vë në kushte që mund të bëni gjëra që s’mund t’i bënit më parë,
|
|
ngaqë shton dijen tuaj, dhe ju bën më të ndërgjegjshëm mbi mundësitë
|
|
tuaja. Software-in e Lirë e zbulova në universitet, dhe prej ahere
|
|
para meje u shpalos një botë e tërë; dhe është aty, në pritje që të përdoret
|
|
dhe në pritje të ndihmëtarëve të rinj. Me software-in e lirë kam bërë diçka
|
|
që në të kaluarën e kam bërë shumë më pak: të nxënit! Kam mësuar
|
|
më tepër jo vetëm mbi shkencat e kompjuterit, por edhe aftësi të çmuara
|
|
për studimet dhe punësimin tim. Ndaj më duhet të them një "Faleminderit"
|
|
të madh për krejt personat që shpenzojnë kohë nga e tyrja dhe na ofrojnë
|
|
software të mrekullueshëm."</em><br/>
|
|
— <strong>Christian Consonni</strong>, zëvendëspresident i Wikimedia Italy.
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--3 GRATZER Franz-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/gratzer_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"Si web designer, shpenzoj shumicën e kohës në kompjuter.
|
|
Përdorshmëria është problem me shumë rëndësi për mua. Dhe një pjesë
|
|
shumë e rëndësishme e përdorshmërisë është përputhshmëria me standarde
|
|
të hapura të përkufizuara mirë, ngaqë çdo program mund të ngrihet
|
|
mbi këto norma. Është marrëzi të mos respektohen, nëse doni t’i ofroni
|
|
një publiku të larmishëm me një dizajn të caktuar, dhe një mundësi
|
|
ndërveprimi të qartë dhe të besueshme. Software-i i Lirë ngrihet
|
|
mbi standarde të hapura. Për fat të keq, tregtuesit e mëdhenj të software-it
|
|
pronësor i shpërfillin këto standarde, duke krijuar zgjidhje që funksionojnë
|
|
vetëm me produktet e tyre. Nuk dua ta mbështes këtë lakmi dhe dal në krah
|
|
të arsyes dhe bashkëpunimit duke përdorur software të lirë dhe duke ofruar
|
|
punë në formate që mund të përdoren lirisht, pa qenë nevoja të pranohen
|
|
kufizime të pafavorshme.
|
|
Franz Gratzer, aktiv për veganizëm, mjedisin dhe anëtar shok i
|
|
FSFE-së"</em><br/>
|
|
— <strong>Franz Gratzer</strong>.
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--4 JELMORINI, Nicola-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/jelmorini_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"Arsyeja pse "E dua Software-in e Lirë" gjendet te vetë togfjalëshi.
|
|
Të jesh i lirë është e rëndësishme, të jem i lirë të administroj kompjuterin
|
|
tim siç dua është e rëndësishme, të jesh i lirë të mësosh përherë diçka prej
|
|
të tjerëve është e rëndësishme, të jesh i lirë përherë t’u mësosh diçka të tjerëve
|
|
është e rëndësishme. E gjithë kjo është e mundshme vetëm me Software-in e Lirë,
|
|
dhe qëkur iu bashkova kauzës, s’rroj dot më pa të. Linux, Ubuntu, Gnome,
|
|
LibreOffice, Gimp, Blender, Chromium, sa për të përmendur një dorë, dhe mjaft
|
|
programe të tjera të lira që përdor çdo ditë, më lejojnë të bëj ç’të dua, në mënyrën
|
|
si dua. Pavarësisht se ç’dëshiroj të bëj, të shkruaj një dokument, të bëj përllogaritje,
|
|
të shkruaj kod software-i, të krijoj punë grafike, ose thjeshtë të kënaqem duke luajtur
|
|
një lojë apo të shoh një film. Software-i i Lirë është gjithnjë gati për mua , me
|
|
një zgjidhje të efektshme dhe të thjeshtë për çdo fushë."</em><br/>
|
|
— <strong>Nicola Jelmorini.</strong>
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--5 KRETSCHMANN Kai-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/kkretschmann_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"E dua, e përkrah dhe kam nevojë për "Free Software".
|
|
Ai është pjesë themelore e Internetit që njohim, parakusht bazë
|
|
për një Internet të lirë dhe madje edhe mbështetës i demokracisë, në një farë mënyre,
|
|
anembanë botës. Software-i i Lirë s’është thjesht vetëm një rrugë ekonomike për të patur një
|
|
klon të Word-it. Është një pohim politik dhe, për disa programues, madje edhe fe."</em><br/>
|
|
— <strong>Kai Kretschmann</strong><!--,përkrahës krenar i FSFE-së, anëtar aktiv i Partisë
|
|
Pirate në Gjermani dhe programues ditë&natë.-->
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--6 OBERG Jonas-->
|
|
<div class="testimonial">
|
|
<img src="/about/people/avatars/oberg.jpg"/>
|
|
<p><em>"Ditën e Shën Valentinit, Shoqëria për Kulturë dhe Software të Lirë, e shtrin
|
|
dashurinë e saj në projekte të tillë si Audacity, GIMP, Inkscape dhe të tjera mjete audiovizive.
|
|
Këto mjete formojnë shtyllën kurrizore të infrastrukturës së nevojshme për të mbuluar
|
|
kulturën e lirë dhe, edhe pse teknikisht Kultura e Lirë mund të ekzistonte pavarësisht
|
|
nga Software-i i Lirë, dy lëvizjet kanë të përbashkët një filozofi të lirisë, çka i bën të dy
|
|
të pandashëm. Pa Software të Lirë, do të ishte shumë më e vështirë të realizonim
|
|
veprimtaritë tona, dhe asnjë projekt i Kulturës së Lirë s’do të ishte në gjendje të gëzonte
|
|
liri të plotë pa infrastrukturën e krijuar nga projekte Software i Lirë, si ata të përmendur
|
|
më sipër. Gjithkujt që është përfshirë në mbështetjen e kësaj infrastrukture: faleminderit!
|
|
Ju duam!"</em><br/>
|
|
— <strong>Jonas Oberg</strong>, <a href="http://www.ffkp.se/">Shoqëria për
|
|
Kulturë dhe Software të Lirë (Föreningen fri kultur och programvara)</a></p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--7 RUSU Valentin -->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/rusu_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"Pse e dua Software-in e Lirë? Sepse më lejon të bëj gjëra
|
|
të lezetshme pa u dashur të punoj në ndonjë kompani të madhe
|
|
software-i me bazë në ShBA."</em><br/>
|
|
— <strong>Valentin Rusu</strong>
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--8 SCHUMACHER Cornelius-->
|
|
<div class="testimonial">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/schumacher.jpg"/>
|
|
<p><em>"Software-i i Lirë është pjesë qendrore në gjithçka që bën KDE-ja
|
|
dhe pa Software-in e Lirë KDE-ja s’do të ekzistonte.</em></p>
|
|
|
|
<p><em>KDE-ja bazohet në masë dërrmuese në ndihmesën vullnetare
|
|
nga njerëz prej anembanë botës, të cilët fillimisht, s’e njohin njëri-tjetrin.
|
|
Software-i i Lirë ofron kontratën sociale që i bën të mundshme ndihmesa të tilla,
|
|
ngaqë vullnetarët tanë e dinë se po ndihmojnë të krijohet një e mirë e përbashkët
|
|
që mund të ndahet me të tërë.</em></p>
|
|
|
|
<p><em>Software-i i Lirë dhe qëllimi i tij i lehtësimit të të përbashkëtës i jep gjithashtu
|
|
KDE-së strukturën e vet dalluese jo-hierarkike, meritokratike. Pa parimet e
|
|
Software-it të Lirë, KDE-së do t’i ish dashur kontroll i përqendruar i të drejtave të kopjimit të
|
|
software-it dhe, për pasojë, një grup drejtuesish që përcaktojnë drejtimin e software-it
|
|
që ne prodhojmë. Ndihmëtarët tanë do të kishin më pak aftësi për të provuar ide të reja,
|
|
për të punuar në gjëra që vërtet u interesojnë dhe mbi, të gjitha, për të qenë të Lirë.</em></p>
|
|
|
|
<p><em>Pa Software të Lirë, s’do të kish KDE. Software-i i Lirë i jep jetë KDE-së.
|
|
KDE-ja e do Software-in e Lirë."</em><br/>
|
|
— <strong>Cornelius Schumacher</strong>, <a href="http://ev.kde.org">President
|
|
i KDE e.V.</a> </p>
|
|
</div>
|
|
|
|
<!--9 WOOLFREY Chris-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/woolfrey_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"E dua Software-in e Lirë ngaqë përfaqëson një alternativë, kur ndjesitë
|
|
janë që s’mund të ketë kurrë një alternativë."</em><br/>
|
|
— <strong>Chris Woolfrey</strong><!--, Gazetar dhe shkrimtar.-->
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
|
|
<!--10 ZACCHIROLI Stefano-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/zack_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"E dua Software-in e Lirë ngaqë ne varemi gjithnjë e më shumë nga software-i, në
|
|
çdo çast të jetës sonë. Është software-i ai që merret me email-et tona dhe veprimtaritë
|
|
e rrjeteve shoqërore kur komunikojmë; është software-i ai që kontrollon furrat dhe
|
|
frigoriferët tanë, kur përgatisim ushqimin; është software-i ai që drejton automjetet
|
|
dhe aeroplanët kur udhëtojmë nëpër botë; është software-i ai që mban gjallë mjaft
|
|
prej nesh kur kemi nevojë për pajisje spitalore ose pajisje bio-mjekësore të tilla
|
|
si stimuluesit kardiakë. Një botë pa Software të Lirë nënkupton të qenët rob i autorëve
|
|
të software-it pronësor që përdoret në jetën tonë. E dua Software-in e Lirë ngaqë mund
|
|
të na çlirojë."</em><br/>
|
|
— <strong>Dr. Stefano Zacchiroli</strong>, Drejtues në Projektin Debian, shkencëtar dhe zhvillues i Software-it të Lirë
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
|
|
<!--11 ZUTHER Martin-->
|
|
<div class="testimonial" style="margin-bottom:3em">
|
|
<img src="/activities/ilovefs/whylovefs/photos/mzuther_sm.jpg"/>
|
|
<p><em>"E dua software-in e Lirë ngaqë është si një makinë që të vjen
|
|
me një doracak të plotë shërbimi dhe me çdo mjet që mund t’ju duhet -- mund
|
|
ta riparoj vetë dhe madje edhe t’i shtoj veçori të reja! Nëse ia dal, përdorues
|
|
të tjerë mund të përfitojnë nga ndryshimet e mia, dhe nëse s’mundem, ka
|
|
gjithmonë një bashkësi që është e lumtur të ndihmojë."</em><br/>
|
|
— <strong>Martin Zuther</strong>
|
|
</p>
|
|
</div>
|
|
|
|
</div>
|
|
|
|
</body>
|
|
|
|
<sidebar promo="our-work">
|
|
<h2>Më tepër #ilovefs</h2>
|
|
|
|
<dynamic-content />
|
|
|
|
<ul>
|
|
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/">Fushata e tanishme #ilovefs</a></li>
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/latest-report">Raporti më i fundit #ilovefs</a></li>
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">Galeri personash që e duan Software-in e Lirë</a></li>
|
|
<li><a href="/activities/ilovefs/artwork/artwork.html">Elementë grafikë për t’i përdorur në sajtin tuaj</a></li>
|
|
<li><a href="/contribute/spreadtheword.html#ilovefs">Merrni falas material promocioni</a></li>
|
|
<li><a href="/order/order.html">Porositni artikuj #ilovefs</a></li>
|
|
|
|
</ul>
|
|
|
|
</sidebar>
|
|
</html>
|
|
<!--
|
|
Local Variables: ***
|
|
mode: xml ***
|
|
End: ***
|
|
-->
|