322 lines
15 KiB
HTML
322 lines
15 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html>
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Çlironi Pajisjen tuaj - Çlironi Android-in Tuaj!</title>
|
||
|
||
<meta content="android telefon i mençur sistem operativ përudhësa aplikacione Replicant OS CyanogenMod F-Droid FoeBuD e.V. fsf ansol software i lirë telefon telefon celular burim i hapur GTA04 Maemo/MeeGo Mer Tizen Carrier IQ spiunim spiun analizë" />
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
|
||
<p id="category"><a href="/activities/android/android.html">Çlironi Android-in Tuaj</a></p>
|
||
|
||
<h1>Çlironi Pajisjen Tuaj!</h1>
|
||
|
||
<div id="introduction">
|
||
<div class="image" id="hello-free-droid">
|
||
<img src="/activities/android/robot.png" alt="Robot Android i Çliruar" />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
Edhe pse në pjesën dërrmuese Android-i është Software i Lirë, pajisjet
|
||
zakonisht vijnë me software pronësor dhe shërbime që i pengojnë njerëzit
|
||
t’i përdorin në rrugë të pavarur dhe autonome. Çlirojeni pajisjen tuaj
|
||
Android: mësoni si të rifitoni kontrollin mbi të dhënat tuaja, me një
|
||
sistem operativ të lirë dhe me aplikacione të lira!
|
||
</p>
|
||
</div>
|
||
|
||
<div id="subpages">
|
||
<div class="half">
|
||
<h3><a href="#Apps">Aplikacione Software i Lirë</a></h3>
|
||
<p>
|
||
Gjëja më e lehtë për fillestarët është t’ia fillojnë duke çliruar
|
||
aplikacione për celular. Ju paraqesim depo aplikacionesh posaçërisht për
|
||
Software-in e Lirë dhe disa aplikacione për përdorimet më të rëndomta, për
|
||
shembull, shkëmbim mesazhesh, shfletim, ose lojëra.
|
||
</p>
|
||
<div class="action"><a href="#Apps">Çlironi aplikacionet tuaja</a></div>
|
||
</div>
|
||
<div class="half last">
|
||
<h3><a href="#OS">Sisteme Operativë Software i Lirë</a></h3>
|
||
<p>
|
||
Shumica e sistemeve operative në telefonat që mund të blini s’janë të
|
||
lirë. Ata përmbajnë software pronësor të instaluar që më parë, i cili
|
||
i kufizon liritë tuaja dhe cenojnë privatësinë tuaj. Ndaj përdoruesit
|
||
e përparuar do të duhej të instalonin një sistem operativ për celular
|
||
që të jetë sa më i lirë që të mundet.
|
||
</p>
|
||
<div class="action"><a href="#OS">Çlironi OS-in tuaj</a></div>
|
||
</div>
|
||
</div>
|
||
|
||
|
||
|
||
<h2 id="Apps">Aplikacionet</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Për shumicën e njerëzve, <a href="https://play.google.com/">Google
|
||
Play Store</a> është burimi i vetëm ose kryesor për aplikacione. Atje
|
||
as që nuk ju tregohet nëse një aplikacion është Software i Lirë apo jo,
|
||
lëre pastaj mbi licencat e tij. Mjerisht, shumica e aplikacioneve prej
|
||
këtij tregu, ose prej të tjerësh, janë pronësorë. Edhe nëse instaloni
|
||
një aplikacion Software të Lirë, nuk ka arsye pse duhet besuar në dyorin
|
||
e shkarkuar. Përdorimi i Google Play-it lyp gjithashtu një llogari Google,
|
||
dhe është vetë software pronësor. Është e këshillueshme që ky treg
|
||
të mos përdoret fare.</p>
|
||
|
||
<h3 id="F-Droid">F-Droid</h3>
|
||
|
||
<div class="image left">
|
||
<img alt="F-Droid" src="/activities/android/f-droid.png" />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
<a href="http://f-droid.org/">Nisma F-Droid</a> zuri fill që
|
||
të ndryshohej gjendja e trishtë e aplikacioneve Software i Lirë në
|
||
botën e Android-it. Me të është krijuar një depo Software-i të Lirë
|
||
për Android që instalohet lehtë. Përmban një aplikacion klienti
|
||
Android që e bën të lehtë shfletimin për aplikacione Software-i të Lirë,
|
||
instalimin e tyre në pajisjen tuaj, dhe që ndjek përditësimet për to.
|
||
Aplikacionet që ofrohen në F-Droid nuk përmbajnë kosto të fshehura,
|
||
janë të parrezikshme për fëmijët, dhe janë transparente rreth
|
||
<a href="https://f-droid.org/wiki/page/AntiFeatures">kundra-veçorish</a>
|
||
të mundshme.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Depoja F-Droid përmban hollësi mbi versione të shumta të secilit
|
||
aplikacion. Mundeni edhe të krijoni dhe të shtoni lehtësisht depot tuaja.
|
||
Por meqë nisma është <a
|
||
href="https://gitlab.com/fdroid/">shumë aktive</a>, me programim
|
||
të decentralizuar dhe e hapur për bashkëveprim, krijimi i depove
|
||
të tilla vetjake s’është medoemos i domosdoshëm. Synimi i saj është
|
||
të përfshihen krejt aplikacionet e dobishme Android që janë Software
|
||
i Lirë dhe të ndiqen përditësimet për to.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kemi grumbulluar disa të dhëna se si mund <a href="/activities/android/help.html#Apps">të ndihmoni te F-Droid</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h3 id="selection">Aplikacione të përzgjedhura për raste përdorimi të rëndomtë</h3>
|
||
|
||
<p>
|
||
Për fat të mirë, sot, jetojmë një një botë në të cilën mund të zgjedhim
|
||
mes aplikacionesh të ndryshme Software i Lirë për thuajse çfarëdo
|
||
nevojash përdoruesi. Kjo ndarje synon t’ju paraqesë një përzgjedhje
|
||
të vogël aplikacionesh që janë të përshtatshme për fillestarë. Pa
|
||
diskutim që kjo listë s’mund të jetë e përsosur për çdo individ.
|
||
Këshillojmë gjithashtu të hidhni një sy te <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/">depoja e plotë F-Droid</a> ose te
|
||
rekomandimet për aplikacione te <a href="https://prism-break.org/">Dalje
|
||
Nga PRISM-i</a>, <a
|
||
href="https://myshadow.org/">Unë dhe Hija Ime</a>, apo <a
|
||
href="https://securityinabox.org/">Siguria brenda në një Kuti</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="browser">Shfletim Web</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
Në F-Droid mund të gjeni mjaft shfletues web, për grupe të ndryshme
|
||
përdoruesish. Sipas gjasash, më i njohuri është <a
|
||
href="https://www.mozilla.org/firefox/mobile/">Firefox-i për Celular</a>
|
||
i Mozilla-s, që mund të merret te <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/de.marmaro.krt.ffupdater/">FFUpdater</a> ose
|
||
versionin GNU për të, <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/org.gnu.icecat/">IceCatMobile</a>.
|
||
Përdoruesit që parapëlqejnë aplikacione të peshës së lehtë dhe me
|
||
privatësinë në mendje, mund të duan të provojnë <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/org.mozilla.klar/">Firefox Klar</a>
|
||
(i njohur edhe si Firefox Focus).
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="email">Email</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
<a href="https://f-droid.org/packages/com.fsck.k9/">K-9 Mail</a>
|
||
u lejon përdoruesve të tij të shtojnë llogaritë shumta email dhe ofron
|
||
një gamë të gjerë mundësish. Ai mbulon gjithashtu integrim me aplikacione
|
||
fshehtëzimi, të tillë si <a
|
||
href="https://www.f-droid.org/packages/org.sufficientlysecure.keychain/">OpenKeychain</a>
|
||
dhe është në gjendje të lexojë mesazhe të fshehtëzuar me GnuPG.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="im">Mesazhe të Atypëratyshëm</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
Gjendja e aplikacioneve Software i Lirë për shkëmbim të atypëratyshëm
|
||
mesazhesh është e ndërlikuar. Ndërkohë që ka zgjidhje 100% Software i Lirë,
|
||
të tilla si <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/eu.siacs.conversations/">Conversations</a> dhe Zom
|
||
(për XMPP/Jabber, përdoruesit e iOS-it mund të përdorin <a href="https://chatsecure.org/">ChatSecure</a>), <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/com.b44t.messenger/">Delta Chat</a>
|
||
(përmes email-i) ose <a href="https://f-droid.org/packages/im.vector.alpha/">Riot.im</a>
|
||
(përmes Matrix-i),sipas gjasash nuk do të jenë shumë të përhapur mes
|
||
shokëve tuaj, për shkak se shtrirja e përdorimit të tyre është relativisht
|
||
e vogël. Të tjera aplikacione janë plotësisht ose thuajse Software i Lirë,
|
||
por kanë kundra-veçori të tjera, të tilla si varësi nga shërbyes dhe
|
||
librari jo të lira, ose nuk lejojnë federim shërbyesish, për shembull <a
|
||
href="https://signal.org/">Signal-i</a> ose <a
|
||
href="https://wire.com/">Wire-i</a>. Ka një numër nismash për ta bërë
|
||
shkëmbimin e atypëratyshëm të mesazheve sa më të lirë, të sigurt,
|
||
të decentralizuar, dhe miqësor ndaj përdoruesit që të jetë e mundur, dhe
|
||
shpresojmë që në të ardhmen të jemi në gjendje të bëjmë rekomandime më
|
||
të qarta.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="multimedia">Multimedia</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
Plot aplikacione Software i Lirë synojmë t’ju bëjnë të mundur të shijoni
|
||
audio dhe video në celularin tuaj. Aplikacione të njohur janë <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/org.schabi.newpipe/">NewPipe</a>,
|
||
një ndërfaqe e peshës së lehtë për YouTube-in, e cila sjell si shtesë
|
||
disa veçori unike, <a
|
||
href="https://www.videolan.org/vlc/download-android.html">VLC
|
||
Player</a> për video, ose <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/net.programmierecke.radiodroid2/">RadioDroid</a>
|
||
për dëgjimin e mijëra stacioneve radio
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="outdoors">Jashtë</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kur udhëtoni, telefoni juaj celular mund të jetë një ndihmësi juaj. <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/de.grobox.liberario/">Transportr</a>
|
||
di rrjetet e transportit publik për vende dhe qytete anembanë botës. <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/net.osmand.plus/">OsmAnd</a>
|
||
ju shërben harta të hollësishme <em>offline</em> dhe <em>online</em>
|
||
të vendit kudo qofshi në atë çast, dhe përfshin edhe udhëzime lëvizjeje
|
||
kur jeni me motoçikletë apo automjet.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h4 id="games">Lojëra</h4>
|
||
|
||
<p>
|
||
F-Droid përmban lojëra të ndryshme për celular, për thuajse çfarëdo
|
||
shijesh. Për shembull, qeflijtë e <em>puzzle</em>-it mund të dëfrehen me <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/com.uberspot.a2048/">2048</a>
|
||
ndërkohë që fansat e <em>block sandbox</em>-it mund të luajnë <a
|
||
href="https://f-droid.org/packages/net.minetest.minetest/">Minetest</a>
|
||
vetëm ose në mënyrën me shumë lojtarë. Për fansat e 1010! ka një
|
||
<a
|
||
href="https://www.f-droid.org/packages/io.github.lonamiwebs.klooni/">1010!
|
||
Klooni</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
|
||
<h2 id="OS">Sisteme Operativë</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Një sistem operativ është një koleksion programesh që ju bëjnë të mundur
|
||
përdorimin e telefonit tuaj dhe xhirimin e aplikacioneve në të. Edhe pse
|
||
Android është <a
|
||
href="http://www.gnu.org/philosophy/android-and-users-freedom.html">i lirë
|
||
në pjesën dërrmuese </a>, mjaft telefona shiten me përbërës pronësorë
|
||
dhe shtesa. Disa telefona kanë gjithashtu <a
|
||
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Booting">ngarkues nisjeje</a>
|
||
të kyçur, çka ju pengon të instaloni dhe nisni sisteme të tjerë operativë.
|
||
Nëse doni të blini një telefon Android, sigurohuni që ngarkuesi i nisjes të
|
||
mund <a
|
||
href="https://wiki.lineageos.org/devices/">të shkyçet</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Në disa pajisje mund të shkyçet vetëm me marifete të mençura dhe
|
||
prodhuesit priren ta deklarojnë të pavlefshme garancinë në rast se
|
||
zhbllokoni ngarkuesin e nisjes te pajisjet e tyre. Por, sipas Direktivës
|
||
Europiane 1999/44/CE, thjesht fakti se ndryshuat ose ndërruat software-in
|
||
e pajisjes suaj, nuk është arsye e mjaftueshme për ta bërë të pavlefshme
|
||
garancinë tuaj. Për më tepër informacion,
|
||
<a href="/freesoftware/legal/flashingdevices.html" title="Does rooting your phone invalidate its warranty?">shihni
|
||
analizën e Carlo Piana-s dhe Matija Šuklje-s</a>. Ka gjithashtu kompani
|
||
që i shesin pajisjet e tyre me ngarkues të pabllokuar nisjeje ose që
|
||
furnizojnë mjetet për ta zhbllokuar atë. Përtej kësaj, është ide e mirë
|
||
të shihet nëse ka versione të lirë të Android-it <a
|
||
href="https://wiki.lineageos.org/devices/">që mbulojnë pajisjen tuaj</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h3 id="Replicant">Replicant</h3>
|
||
|
||
<div class="image left">
|
||
<img alt="Replicant" src="/activities/android/replicant.png" />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
<a href="http://replicant.us/">Replicant</a> është një shpërndarje
|
||
Android që është 100% Software i Lirë. Ngaqë s’përdor ndonjë
|
||
përudhës jo të lirë, deri sot funksionon në një numër të kufizuar
|
||
pajisjesh.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Ju kërkojmë të ndihmoni Replicant-in të zgjerojë mbulimin e më shumë
|
||
pajisjeve. Mundeni <a
|
||
href="http://redmine.replicant.us/projects/replicant/issues">të kontribuoni
|
||
kod</a>, dhe <a
|
||
href="https://www.fsf.org/blogs/community/donate-to-replicant-and-support-free-software-on-mobile-devices">të dhuroni pajisje</a> për ekipin Replicant për qëllime testimi.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Telefona me Replicant-in të parainstaluar ka të gatshëm prej <a href="https://tehnoetic.com/index.php?route=product/category&path=59">Tehnoetic</a>
|
||
që një pjesë të fitimit ia kthen nismës Replicant.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h3 id="LineagoeOS">LineageOS</h3>
|
||
|
||
<div class="image right">
|
||
<img alt="LineageOS" src="/activities/android/lineageos.png" />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
<a href="https://lineageos.org/">LineageOS</a> është një version Android
|
||
të cilin mund ta përdorni pa llogari Google. Edhe pse është zakonisht më
|
||
i lirë se software-i që vjen me pajisjen tuaj, objektivi kryesor i tij
|
||
s’është liria. Edhe pse LineageOS funksionon me <a
|
||
href="https://wiki.lineageos.org/devices/">shumicën e pajisjeve
|
||
Android</a>, ai përdor <a
|
||
href="https://wiki.lineageos.org/devices/">përudhësa dhe <em>firmware</em>
|
||
jo të lirë</a> që sillen nga një element dhe përfshihen në ROM. LineageOS
|
||
është degëzimi më popullor i projektit të braktisur CyanogenMod.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
LineageOS nuk përmban si parazgjedhje shërbime Google Play, çka i bën mirë
|
||
lirisë tuaj. Sidoqoftë, nëse vërtet keni nevojë për disa nga këto aplikacione
|
||
ose librari pronësore, mund të provoni sendërtimin Software të Lirë
|
||
<a href="https://microg.org/">microG</a> për disa prej tyre.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kemi grumbulluar <a
|
||
href="/activities/android/help.html#OS">informacion</a>
|
||
se si mund të ndihmoni për të bërë të mundur që LineageOS dhe të tjerë
|
||
sisteme operativë të bëhen sa më të mirë që mundet, dhe se si
|
||
të identifikohen dhe të hiqen pjesë jo të lira.
|
||
</p>
|
||
</body>
|
||
<description>Mësoni si të rifitoni kontrollin mbi të dhënat tuaja, me një sistem operativ të lirë dhe aplikacione të lira</description>
|
||
<legal type="cc-license">
|
||
<license>http://creativecommons.org/licenses/by/3.0/</license>
|
||
<notice>Pjesë të kësaj faqeje janë modifikime të bazuara në punë të krijuar
|
||
dhe ndarë me të tjerët nga Google, dhe që përdoren në përputhje me kushtet
|
||
e përshkruara në licencën Creative Commons 3.0 Attribution License.
|
||
Android-i është një shenjë tregtare e Google Inc.</notice>
|
||
</legal>
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|
||
|
||
<!-- LocalWords: FSFE CalDAV CardDAV ownCloud baikal DAViCal SoGO
|
||
-->
|
||
<!-- LocalWords: Kolab MyKolab davmail PIM KDE Kontact pyCardDAV
|
||
-->
|
||
<!-- LocalWords: ACal DAVdroid dropbear rsync RSS NewsBlur ven févr
|
||
-->
|
||
<!-- LocalWords: hugo
|
||
-->
|