Free Software Foundation Europe (FSFE) u themelua më 2001-shin se organizëm motër i Free Software Foundation (FSF) në ShBA, për t’u kujdesur për krejt aspektet e Software-it të Lirë në Europë.
Ky hap u bë i nevojshëm nga disa faktorë.
Së pari, Software-i i Lirë reshti së qeni një dukuri amerikane, Europa kish tashmë një nga bashkësitë më të fuqishme të zhvilluesve të Software-it të Lirë dhe shumë projekte të rëndësishme të kohëve të fundit i kishin rrënjët këtu.
Së dyti, ideja mbizotëruese e software-it si një pronësi tërësisht ekonomike, që është arsyeja pse trajtohet në këtë mënyrë nga politika dhe shtypi.
Por tashmë software-i shkon tej jetës së përditshme gjithnjë e më tepër dhe po bëhet një faktor vendimtar. Ashtu si edhe zhvillime të tjera të njerëzimit në të shkuarën, software-i zhvillohet duke filluar si një pronë ekonomike për të kaluar në atë kulturore, me prani gjithnjë e më të madhe në jetën e përditshme.
Ndryshe nga zhvillime që mund të duken të krahasueshme në vështrim të parë, të tilla si shtypi, automjetet apo telefoni, software-i është puro virtual. Jo vetëm që mund të riprodhohet pa humbje, ky riprodhim i shërben vetë evolucionit të tij.
Kjo e bën software-in të ketë veti që janë shumë të ndryshme nga ato të dukurive të tjera në histori; shpikja e software-it ndoshta ka ngjashmëritë më të mëdha me zbulimin e gjuhëve, shkrimit ose shkencës.
Për të ardhmen e njerëzimit është thelbësore që software-i, si pronë kulturore të mbetet i përdorshëm nga të gjithë dhe të ruhet në biblioteka si çdo dije tjetër.
Për t’ia arritur kësaj, duhet rrënjosur një mënyrë e re e të menduarit te vendimmarrësit e popullatave, politikanët.
Frymëzimi i kësaj mënyre të re mendimi është një detyrë kyçe e FSF Europës.
Objektivi i trete është sigurimi i Software-it të Lirë.
Licencat GNU General Public License dhe GNU Lesser General Public License nga Free Software Foundation janë licencat më të përdorura për Software të Lirë kudo në botë.
Kështu që i takon FSF-së dhe FSFE-së të sigurojnë sigurinë ligjore të pjesës më të madhe të Software-it të Lirë.
Së katërti, suksesi afatgjatë bazohet në përmbushjen praktike të Software-it të Lirë.
Për pasojë, FSFE-ja dhe FSF-ja punojnë tok për aspektet organizative të Projektit GNU, ndihmojnë dhe mirëmbajnë zhvillimin e Software-it të Lirë dhe përkrahin kompani dhe individë që dëshirojnë të kalojnë në Software të Lirë.
Dhe së fundi, software-i përmban një potencial komercial të pamat. Për të pasur ndërgjegjësim të përhershëm rreth Software-it të Lirë, është e nevojshme të përfshihet edhe ekonomia.
Kjo do thotë që kompanive nevojitet t’u hapen perspektiva për bazimin e biznesit të tyre në Software-in e Lirë.
Ofrimi i këtyre perspektivave dhe i asistencës gjatë zbatimit të tyre është gjithashtu detyrë e FSFE-së.
Konsiderata të mëtejshme rreth temës së Software-it të Lirë mund të gjenden te: http://www.gnu.org/philosophy/philosophy.html