Çlironi Androidin Tuaj

Çlironi Pajisjen Tuaj!

Robot Android i Çliruar

Edhe pse në pjesën dërrmuese Android-i është Software i Lirë, pajisjet zakonisht vijnë me software pronësor dhe shërbime që i pengojnë njerëzit t’i përdorin në rrugë të pavarur dhe autonome. Çlirojeni pajisjen tuaj Android: mësoni si të rifitoni kontrollin mbi të dhënat tuaja, me një sistem operativ të lirë dhe me zbatime të lira!

Sisteme Operative

Një sistem operativ është një koleksion programesh që ju bëjnë të mundur përdorimin e telefonit tuaj dhe xhirimin e zbatimeve në të. Edhe pse Android në pjesën dërrmuese është i lirë, mjaft telefona shiten me përbërës pronësorë dhe shtesa. Disa telefona kanë gjithashtu ngarkues nisjeje të kyçur, çka ju pengon të instaloni dhe nisni sisteme të tjerë operativë. Nëse doni të blini një telefon Android, sigurohuni që ngarkuesi i nisjes të mund të shkyçet. Në disa pajisje mund të shkyçet vetëm me trike të mençura dhe prodhuesit priren ta deklarojnë të pavlefshme garancinë në rast se zhbllokoni ngarkuesin e nisjes te pajisjet e tyre. Por, sipas Direktivës Europiane 1999/44/CE, thjesht fakti se ndryshuat ose ndërruat software-in e pajisjes suaj, nuk është arsye e mjaftueshme për ta bërë të pavlefshme garancinë tuaj. Për më tepër informacion, shihni blogun e Karlo Pianës. Ka gjithashtu kompani që i shesin pajisjet e tyre me ngarkues të pabllokuar nisjeje ose që furnizojnë mjetet për ta zhbllokuar atë. Përtej kësaj, është ide e mirë të shihet nëse ka versione të lirë të Android-it që mbulojnë pajisjen.

Replicant OS

Replicant është një shpërndarje Android që është 100% Software i Lirë. Xhiron vetëm në numër shumë të kufizuar pajisjesh. Nëse keni një nga këto pajisje, atëherë këtë duhet të zgjidhni.

CyanogenMod

CyanogenMod

CyanogenMod është shpërndarja më popullore suplementare për Android. xhiron në mjaft telefona dhe ofron veçori që nuk gjenden te firmware-et e bazuara në Android-in zyrtar. Ai ofrohet gjithashtu pa zbatimet Google dhe ju jep më tepër liri mbi pajisjen tuaj. CyanogenMod është Software i Lirë i krijuar nga një bashkësi aktive. Që të arrijë të xhirojë në kaq shumë pajisje, ai përdor përudhësa pajisjesh dhe firmware jo të lirësillen me pajisjen dhe përfshihen në ROM.

Që të instaloni CyanogenMod-in, duhet zhbllokuar ngarkuesi i nisjeve te pajisja juaj. Kjo Wiki për CyanogenMod-in përmban udhëzime të hollësishme se si të instalohet.

Pas instalimit, telefoni juaj do të jetë i çliruar nga krejt ato zbatime pronësore të parainstaluara dhe nuk do të jetë më e nevojshme të lidhet telefoni juaj me një llogari Google. Hiq disa përudhësa jo të lirë pajisjesh, telefoni juaj do të xhironte vetëm Software të Lirë. Nëse keni dijeni për zbatime software-i jo të lirë shtuar te CyanogenMod, ju lutemi, na e bëni të ditur!

Kemi grumbulluar ca të dhëna se si mund të ndihmoni për të siguruar që CyanogenMod të vazhdojë të jetë i lirë dhe se si të identifikohen dhe të hiqen pjesë jo të lira.

Zbatimet

Për shumicën e njerëzve, Google Play Store (i njohur më herët si tregu për Android) është burimi i vetëm ose kryesor për zbatime. Atje nuk as që nuk ju tregohet nëse një zbatim është Software i Lirë apo jo, lere pastaj mbi licencat e tij. Mjerisht, shumica e zbatimeve prej këtij tregu ose prej të tjerësh janë pronësorë. Edhe nëse instaloni një zbatim Software të Lirë, nuk ka arsye pse duhet besuar në dyorin e shkarkuar. Përdorimi i Google Market-it lyp gjithashtu një llogari Google. Është e këshillueshme që të mos përdoret fare ky treg.

F-Droid

F-Droid

Nisma F-Droid pat filluar që të ndryshohej gjendja e trishtë e zbatimeve Software i Lirë në botën e Android-it. Ajo shërben për të ndërtuar një depo Software-i të Lirë për Android që instalohet lehtë. Përmban një zbatim klienti Android që e bën të lehtë shfletimin për zbatime Software-i të Lirë, instalimin e tyre në pajisjen tuaj, dhe që ndjek përditësimet për to. Kur ka të tilla, përfshin të dhëna se si të dhurohen para për autorët e një zbatimit.

Depoja F-Droid përmban hollësi mbi versione të shumta të secilit zbatim. Mund të krijoni dhe të shtoni lehtësisht depot tuaja. Por meqë nisma është shumë aktive, me programim të decentralizuar dhe e hapur për bashkëveprim, krijimi i depove të tilla vetjake nuk është vërtet i domosdoshëm. Synimi i saj është të përfshihen krejt zbatimet e dobishme Android që janë Software i Lirë dhe të ndiqen përditësimet për to.

Kemi grumbulluar disa të dhëna se si mund të ndihmoni te F-Droid.

Njëkohësim i Të dhënave Tuaja

Kur xhironi vetëm Software të Lirë dhe nuk bazoheni te shërbime jo të lira rrjeti, të tilla si ato që ofron Google-i, mund të duket sikur humbët mundësinë e njëkohësimit të kontakteve tuaja, kalendarit dhe të tjera të dhënave prej pajisjesh tuaja të tjera. Për fat, ka plot Software të Lirë që e bën këtë punë:

$Date: 2012-02-17 15:16:09 +0100 (ven. 17 févr. 2012) $ $Author: hugo $ http://creativecommons.org/licenses/by/3.0/ Pjesë të kësaj faqeje janë modifikime të bazuara në punë të krijuar dhe ndarë me të tjerët nga Google, dhe që përdoren në përputhje me kushtet e përshkruara në lejen Creative Commons 3.0 Attribution License. Android-i është një shenjë tregtare e Google Inc.