1 Eurodeputetët votojnë për më tepër Software të Lirë në sektorin publik

Eurodeputetët votojnë për më tepër Software të Lirë në sektorin publik

Më 19 janar, Parlamenti Europian pranoi raportin "Drejt një Tregu të Përbashkët Dixhital", nismë e vetë përlamentit si përgjigje e strategjisë për një Treg të Përbashkët Dixhital të ndërmarrë nga Konisioni Europian. FSFE-ja është e kënaqur të shohë që parlamenti mbajti një qëndrim pohues dhe më të vendosur drejt shtimit të përdorimit të Software-it të Lirë dhe rëndësisë së tij për një treg të përbashkët dixhital.

Në veçanti:

Për sa u përket anëve jo aq pozitive, raporti thekson se aftësia për të licencuar patenta standarde thelbësore nën kushte licencimi FRAND mbrun risi dhe ruan kërkimin, zhvillimin dhe standardizimin e shtysave ekonomike, me gjithë faktin e dëshmuar qartë se praktikat e licencimit FRAND janë të dëmshme për Software-in e Lirë.

Megjithëkëtë, FSFE-ja e mirëpret pranimin e raportit dhe i bën thirrje Komisionit që të ndjekë rekomandimet e Parlamentit për shtimin e përqindjes së përdorimit dhe të ripërdorimit të Software-it të Lirë, kur ndjek nisma të lidhura me Tregun e Përbashkët Dixhital.

Tregu i Përbashkët Dixhital Politika Parlamenti Europian Administrata Publike