FSFE-ja përkrah botimin e Manifestit 2.0 për Të dhëna Përdoruesi, që synon përcaktimin e të drejtave bazë të njerëzve për të kontrolluar të dhënat e tyre në epokën e Internetit. Manifesti është botuar sot dhe ka tashmë përkrahjen nga GNOME, KDE, Netzpolitik.org, ownCloud, Spreed, “Terms of Service - Didn’t Read” dhe X-Lab.
Në kohën tonë përdoruesit gjithnjë e më shumë po përdorin shërbime interneti për veprimtari të përditshme kompjuterike, qoftë kjo për veprimtari në rrjete shoqërore, për bashkëpunim, ose për ndarje fotosh me të tjerët, mes shumë veprimtarish të tjera. Kështu përdoruesit po humbin kontrollin mbi të dhënat e tyre më shumë se kurrë.
Sipas Manifestit për Të dhëna të Përdoruesit, njerëzit duhet të kenë:
“Njohja e të Drejtave për Të dhëna Përdoruesi të përcaktuara në manifest është një gur i rëndësishëm për të ndërtuar një shoqëri të lirë në epokën dixhitale“ thotë Hugo Roy, zëvendës-bashkërenduesi i ekipit ligjor të FSFE-së dhe bashkautor i Manifestit për Të dhëna Përdoruesi.
“Liria për të përdorur, ndarë me të tjerët, studiuar dhe përmirësuar software-in që përdorim në jetën tonë është një domosdoshmëri jo vetëm për programet në makinat tona në shtëpi, por edhe për programet që xhirojnë shërbimet internet që përpunojnë të dhënat tona” sipas Björn Schießle-s, zëvendës-bashkërenduesi i ekipit gjermat të FSFE-së.
Manifesti është një pikënisje e mirë për një debat të rëndësishëm mbi të drejtat e përdoruesve në Internet. FSFE-ja pret që organizma të tjera t’u bashkohen përpjekjeve për të promovuar shërbime internet që respektojnë të drejtat dhe liritë e përdoruesve.