1 Letër e Hapur Komisionit Europian: Stop DRM-së në HTML5

Letër e Hapur Komisionit Europian: Stop DRM-së në HTML5

Sot, në "Ditën kundër DRM-së", Free Software Foundation Europe-a (FSFE) i ka dërguar një letër të hapur Komisionit Europian, në të cilën i kërkohet KE-së të parandalojë integrimin e teknologjisë së Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) në standardin HTML5.

FSFE-ja është e shqetësuar nga përpjekjet që po bëhen në World Wide Web Consortium (W3C) për nxitjen e integrimit të teknologjisë së Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) në shfletuesit web. W3C kujdeset për mjaft nga standardet kyçe mbi të cilat bazohet World Wide Web-i.

Një grup pune i W3C-së është duke standardizuar një "Encrypted Media Extension" (EME), i cili do t’u lejojë kompanive të shtojnë kollaj "Content Decryption Modules" (CDM) jo të lirë, përmes funksioneve DRM, duke u hequr kështu përdoruesve kontrollin mbi kompjuterat e tyre. Shumica e teknologjive DRM vendosin mbi përdoruesin kufizime që shkojnë shumë më tej se sa lejojnë të drejtat e kopjimit dhe të drejtat e konsumatorit.

"Integrimi i lehtësive DRM në HTML5 është në kundërvënie me gjithçka që e ka bërë Internetin dhe World Wide Web-in të suksesshëm," thotë presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Është drejtpërdrejt në kundërshtim me interesat e shumicës së përdoruesve të Internetit kudo."

Inspektimi i moduleve DRM do të jetë i vështirë, dhe i paligjshëm. Kodi i burimit për to do të mbahet fort, e fshehtë e kompanisë që ofron modulin. Kryerja e një inspektimi dhe raportimi i të metave të sigurisë do të ishte gjithashtu i paligjshëm në shumë vende që kanë adoptuar ligjet e ashtuquajtura të "anti-anashkalimit". Njoftimi i një problemi sigurie te një modul DRM do ta ekspozonte njoftuesin përballë rrezikut të padive ligjore nga prodhuesit e atij moduli.

FSFE-ja i kërkon Komisionit Europian:

Administrim Dixhital Kufizimesh Letër e Hapur Politika