Nga 2 deri më 4 shtator, FSFE-ja organizoi kuvendin e saj të parë, për të bërë tok bashkësinë mbarëeuropiane dhe anëtarët shok gjatë një fundjave të tërë dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me lirinë e software-it. Me këtë rast, zhvilluam edhe kremtimin tonë zyrtar të pesëmbëdhjetë-vjetorit të FSFE-së. Lexoni raportin tonë, ku përfshihen edhe disa foto nga veprimtaria dhe një përmbledhje e krejt bisedave të mbajtura, me lidhje regjistrimi video për to.
https://fsfe.org/events/2016/summit/event-20161106-02.sq.html