Adding sq translation for the remains of 2017 newsletters

Cette révision appartient à :
Besnik Bleta 2018-01-02 13:23:17 +02:00
Parent d47f372e0b
révision e6b77e211f
3 fichiers modifiés avec 311 ajouts et 0 suppressions

92
news/nl/nl-201707.sq.xhtml Fichier normal
Voir le fichier

@ -0,0 +1,92 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-07-13" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Korrik 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201706">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Korrik 2017</h1>
<h2>FSFE-ja tani ofron strehim Git për përkrahësit e saj</h2>
<p newsteaser="yes">Ndarja me të tjerët e dijeve dhe thellimi i bashkëpunimit janë parime bazë të bashkësisë së Software-it të Lirë. Ndaj, FSFE-ja është e gëzuar t’u ofrojë tani përkrahësve dhe vullnetarëve të regjistruar një platformë krijimi dhe administrimi deposh Git me një ndërfaqe të rehatshme, nën <a href="https://git.fsfe.org">git.fsfe.org</a>.</p>
<p>Me git.fsfe.org, FSFE-ja u lejon përkrahësve të saj të ndajnë me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në një platformë <a href="/news/2017/news-20170616-01.html">që respekton plotësisht lirinë e tyre</a>. Dhe teksa përdoruesit janë të lirë ta përdorin këtë platformë për qëllimet e tyre private, ne e nxisim cilindo veprimtar dhe grup lokal të FSFE-së të strehojnë kod që përdorin për veprimtaritë e tyre FSFE, dhe të ndajnë me të tjerët minuta nga takimet e tyre si grupe FSFE, dhe të tjera dokumente të këtyre grupeve, si dhe çfarëdo informacioni tjetër me interes publik. Në këtë mënyrë, do të donim të lehtësonim dhe nxisnim bashkëpunimin, dhënien e përshtypjeve dhe frymën krijuese brenda bashkësisë tonë pan-europiane. </p>
<p>Ekipet zyrtare dhe grupet e punës së FSFE-së do të përpiqen të migrojnë në këtë platformë sa më shumë kod dhe kartela me rëndësi që të jetë e mundur. Për shembull, zhvillime të ardhshme të sajtit, material promocional, dhe programthe të dobishme për punën e përditshme të entit. Për fillestarë në Git shërbimin e shpjegojmë hollësi te <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs/Git">wiki e FSFE-së</a>. Përdoruesit e përparuar janë të mirëpritur të ndihmojnë në zgjerimin e udhërrëfyesve për rrjedhat më të zakonshme të punës në Git.</p>
<p>Gjenani dhe përdorni, studioni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni te <a href="https://git.fsfe.org">git.fsfe.org</a>.</p>
<div class="captioned" style="width:60%; margin: 1.5em auto;">
<a href="/picturebase/booths/20170610-R2D2-with-IloveFS-at-FSFE-booth.jpg"><img src="/picturebase/booths/20170610-R2D2-with-IloveFS-at-FSFE-booth-800px.jpg" alt="R2D2 loves Free Software" /></a>
<footer>
<p>[<a href="#boothpic">**</a>] R2D2 në stendën e FSFE-së: <a href="/campaigns/ilovefs/">"E dua Software-in e Lirë"</a></p>
</footer>
</div>
<hr />
<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-07">https://fsfe.org/join/nl2017-07</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Estonia ka marrë përsipër drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian dhe i ka kërkuar tani publikut të komentojë propozimin e saj për "Deklaratën e Talinit" - një grup propozimesh politikash për qeverisjen dixhitale europiane - që pritet të nënshkruhet nga ministrat e BE-së në tetor. FSFE-ja ka <a href="/news/2017/news-20170710-01.html">dhënë komentet e veta</a> në raundin e parë të konsultimeve publike mbi propozimin, teksa pjesëmarrja në raundin e dytë për komente është e hapur për këdo. Ju nxisim të <a href="https://ideas4digitalgov.eu/">merrni pjesë</a> dhe të ripërdorni argumentet tona për të mbrujtur Standardet e Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur në infrastrukturën dixhitale publike europiane. Afati për komentet është deri më 14 Korrik. </li>
<li>Si pjesë e fushatës tonë Çlironi Android-in Tuaj, FSFE-ja <a href="/contribute/spreadtheword#f-droid">shpjegon dhe promovon</a> përdorimin e depos së aplikacioneve Software i Lirë F-Droid. Torsten Grote, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të FSFE-së dhe nismëtar i fushatës tonë ÇAT, jep disa mendime se <a href="https://blog.grobox.de/2017/how-f-droid-is-bringing-apps-to-cuba/">si F-Droid po sjell aplikacionet në Kubë</a>.</li>
<li>A është e pranueshme të përdoret software (platforma) pronësore për promovimin e lirisë së software-it? Bashkësia e FSFE-së, përfshi përfaqësues të Anëtarësisë Shok të FSFE-së, e kanë diskutuar këtë çështje <a href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2017-June/011591.html">në listën tonë të diskutimeve publike</a>. Mos ngurroni të merrni pjesë në diskutim.</li>
<li>Në Zyrih u zhvillua një <a href="https://danielpocock.com/croissants-qatar-food-computer-zurich">takim për të filluar një grup vendor Food Computer</a>, ku u përfshi përfaqësuesi i Anëtarësisë Shok të FSFE-së, Daniel Pocock, dhe me sponsorizimin nga FSFE-ja të udhëtimit për pjesëmarrje për Anisa Kuçin.</li>
<li>Përgjegjësi i programeve në FSFE, Max Mehl, vizitoi grupin vendor të FSFE-së për Rinin/Mainin në Frankfurt, Gjermani, dhe mbajti një fjalë rreth temës "Para Publike, Kod Publik".</li>
<li>Ekipi i FSFE-së për Francën qe i pranishëm me një stendë në Takimet Botërore të Software-it të Lirë (TBSL) - të njohura edhe si Libre Software Meeting (LSM) - në Saint-Etien, ku përkrahësja jonë prej një kohe të gjatë, Cryptie, mbajti një fjalë mbi <a href="https://prog2017.rmll.info/programme/securite-entre-transparence-et-opacite/de-la-crypto-academique-a-la-pratique-oups-il-manque-un-truc?lang=en">"Nga kriptografia teorike në praktikë: gloups, diçka mungon"</a>.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Berlin qe i pranishëm me një stendë në Maker Faire, për t’u shpjeguar vizitorëve se pse mundësia për t’u marrë me një pajisje varet mjaft nga Software-i i Lirë. </li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Milano, Itali, tok me Game Over Milano, <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2017/07-06-International-Day-Against-DRM">kremtoi Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së</a> duke dhënë informacion mbi kërcënimin që DRM-ja përfaqëson për HTML5-n, e-librat, muzikën, lojërat dhe për shumë të tjera.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Ofenbah, Gjermani, qe i pranishëm me një stendë në Festivalin e Realiteteve të Përthyera, për të dhënë informacion rreth lidhjes së Arsimit të Lirë me Software-in e Lirë.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Mynih organizoi një praktikë rreth temës <a href="https://de.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiMUC/2017-06-02_Workshop:_Wie_funktioniert_freie_Software%3F">"Ç’është Software-i i Lirë?"</a>, kushtuar posaçërisht personave që kanë shumë pak ose aspak njohuri rreth software-it.</li>
</ul>
<h2 id="donotmiss">S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<ul>
<li>SHA është emri i një kampi hacker-ësh në natyrë të hapur, jofitimprurës, që zhvillohet nga 4-8 gusht, afër Amersfortit, në Holandë. Ekipi i FSFE-së për Holandën dhe miq të tij do të jenë të pranishëm me një <a href="https://wiki.sha2017.org/w/Village:Free_Software_Foundation_Europe">pjesë kushtuar FSFE-së</a>. Nëse rastis të jeni përqark, ejani dhe merrni pjesë në një nga sesionet, bisedat, praktikat apo projektet e shumta, ose ndihmoni <a href="http://blog.3rik.cc/2017/06/join-us-now-at-sha2017/">duke kënduar këngën e Software-it të Lirë</a>.</li>
</ul>
<h2>Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<p><a id="boothpic"></a><em>[**] Në foto: R2D2, duke vizituar stendën e FSFE-së gjatë Maker Faire në Berlin. <br />
Keni ndonjë foto të bukur të një stende (dhe ekipi) të FSFE-së që do të donit të ndanit me bashkësinë tonë? Ju lutemi, dërgojeni te <a href="mailto:contact@fsfe.org">contact@fsfe.org</a>. Na pëlqejnë shumë fotot e stendave &lt;3</em></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-07" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>

107
news/nl/nl-201709.sq.xhtml Fichier normal
Voir le fichier

@ -0,0 +1,107 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-09-18" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Shtator 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201709">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Shtator 2017</h1>
<h2 id="publicmoneypubliccode">Para Publike? Kod Publik!</h2>
<p newsteaser="yes">Shërbimet dixhitale të ofruara dhe përdorura nga administratat tonë publike janë pjesë e infrastrukturës kritike të kombeve demokratike të shekullit XXI. Por për shkak të licencave kufizuese mbi software-in, shumë organizma publikë nuk kanë kontroll të plotë mbi infrastrukturën e tyre dixhitale. Edhe pse botimi i software-it të krijuar me para publike nën një licencë të lirë sjell përfitime të mëdha për qeveritë dhe shoqërinë civile, ligjvënësit ende hezitojnë të përmirësojnë legjislacionin në këtë fushë. Ka ardhur koha që ky të ndryshohet. Në FSFE, ne duam legjislacion europian që kërkon medoemos që software-i i financuar me para publike i krijuar për sektorin publik të ofrohet publikisht nën një licencë Software-i të Lirë dhe me Burim të Hapur. Nëse paraja është publike, kështu do të duhej të ishte edhe kodi!</p>
<p>Për të shpënë përpara kërkesën tonë, FSFE-ja nisni një fushatë të re javën e shkuar: <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170913-01">"Para Publike, Kod Publik"</a>. Fushata shpjegon përmes një <a href="https://publiccode.eu#about">videoje të shkurtër frymëzuese</a> përfitimet e hedhjes në qarkullim nën licenca të lira të software-it të financuar me para publike dhe përmban një <a href="https://publiccode.eu#action">letër të hapur</a> që mund ta nënshkruani. Më tej, fushata dhe letra e hapur do të përdoren në muajt e ardhshëm, deri në zgjedhjet për Parlamentin Europian të 2019-s, për të nxjerrë në pah shembuj të mirë dhe të dëmshëm të zhvillimit të software-it të financuar me para publike dhe ripërdorimit të tij potencial.</p>
<p>Suksesi fillestar ka qenë shumë i madh. Nisja e fushatës u trajtua nga shumë sajte dhe revista lajmesh në Europë. Tani që shkruajmë, Letra e Hapur është nënshkruar tashmë <a href="https://publiccode.eu/#organisations">nga më shumë se 35 ente</a> dhe <a href="https://publiccode.eu/openletter/all-signatures/">më shumë se 5 mijë individë</a>. Politikanë dhe njerëz të tjerë të njohur kanë bërë të ditur përkrahjen e tyre për fushatën, përfshi Edward Snowden-in, president i fondacionit Freedom of the Press Foundation:</p>
<blockquote><p><em><a href="https://twitter.com/Snowden/status/908012039045386240">"Me paranë publike nuk duhet shkruar software të cilin publikut nuk i lejohet ta ndreqë. Nënshkruani letrën, shpëtoni botën: https://publiccode.eu/#action #PublicCode"</a></em></p></blockquote>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><a href="https://publiccode.eu">
<img src="/picturebase/miscellaneous/20170913-snowden-quote-PMPC.png" alt="Eward Snowden on publiccode.eu" /></a>
</div>
<p>Përkraheni edhe ju kodin publik dhe nënshkruani këtu letrën e hapur: <a href="https://publiccode.eu/#action">https://publiccode.eu/#action</a></p>
<h2 id="softwarelicensingbestpractices">FSFE-ia boton Praktikat Më të Mira të Licencimit të Software-it</h2>
<p>Nëse doni që të tjerët të jenë në gjendje të përdorin kodin tuaj, duhet të përfshini me të një licencë dhe, sipas praktikës më të mirë, këtë do të duhej ta bënit në një mënyrë e cila mund të kuptohet si nga njerëzit, ashtu edhe nga kompjuterat. Mjerisht, ka në qarkullim një numër të pafund projektesh dhe copëza software-i, por të cilave u mungon një licencë. Një arsye e mundshme është se t’i bashkëngjitet një licencë software-i - të përshtatshme dhe në një mënyrë që është e kuptueshme - mund të jetë e zorshme. Të garantohet që kompjuteri e kupton licencën tuaj është edhe më e vështirë. </p>
<p>Kjo është arsyeja pse FSFE-ja ka nisur punën për <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170906-01">ta bërë më të lehtë administrimin e të drejtave të kopjimit dhe licencat në software-in e lirë dhe me burim të hapur</a>. Udhërrëfyesi ynë Praktikat Më të Mira të Licencimit të Software-it do t’ju ndihmojë të përfshini në software-in tuaj shënime licence dhe të drejtash kopjimi ashtu si duhet. Dhe teksa vazhdojmë të peshojmë praktikat më mira, te <a href="https://reuse.software">https://reuse.software/</a> do të gjeni tashmë pak hapa të thjeshtë që duhen kryer për t’i bërë të drejtat e kopjimit dhe licencën e projektit tuaj të kuptueshme më lehtësisht.</p>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-09">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsehavewedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Direktiva e propozuar Europiane Mbi të Drejta Kopjimi i kufizon të drejtat e zhvilluesve dhe përdoruesve të internetit, duke krijuar pengesa për zhvillimin e kodit burim. Tok me Open Forum Europe, FSFE-ja <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170908-01">shkroi një dokument </a> për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë kuadrin e plotë që hyn në lojë, nga këndvështrimi i një zhvilluesi software-i. Më vonë gjatë këtij muaji do të nisim edhe një fushatë, por mund të ndihmoni që tani për shtimin e ndërgjegjësimit përmes ndarjes sa më të gjerë me të tjerët të <a href="https://savecodeshare.eu/">Shpëtoni Ndarjen e Kodit Me të Tjerët</a>.</li>
<li>Drejtori ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg, botoi një postim në blog rreth buxhetit vjetor të FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/where-does-our-money-go/">si janë të strukturuara financat tona, dhe ku shkon paraja</a>. </li>
<li>"Koalition Freies Wissen" ("Koalicioni Për Dije të Lirë") <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170829-01">krijoi "Digital-O-Mat"</a>, një mjet <em>online</em> për informim të votuesit për zgjedhjet federale gjermane më 24 shtator, 2017. <a href="https://bund.digital-o-mat.de">Digital-O-Mat</a> (në gjermanisht) nxjerr në pah pozicionet e partive mbi tema që lidhen me politika mbi internetin, të tilla si Software-i i Lirë dhe i ndihmon votuesit të gjejnë partinë që u shkon më mirë për shtat në zgjedhjet për parlamentin gjerman. </li>
<li>Ekipi gjerman i FSFE-së u dërgoi pyetjet "Pyetni Kandidatët Tuaj" partive pjesëmarrëse në zgjedhjet federale gjermane dhe <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170905-01">botoi dhe analizoi përgjigjet e tyre</a>. (Në gjermanisht)</li>
<li>Ekipi i FSFE-së për Holandën qe i pranishëm me një seksion të vetin në Kampin SHA, një kamp jofitimprurës hacker-ësh në Holandë. Përgjatë pesë ditëve, atje u ofrua një hapësirë publike për të diskutuar, takuar, hack-uar, kënduar, dhe për t’u strehuar. FSFE-ja pat organizuar rrjedhën e vet dhe <a href="https://blog.3rik.cc/2017/09/still-freeing-software-anyway/">seksioni ofroi sesione të shumta të vetë-organizuara</a>, nga kori i këngës së Software-it të Lirë e deri te veprimtaria për instalimin e një FreedomBox-i.</li>
<li>Ekipi vendor i FSFE-së për Greqinë mbështeti edicionin e parë të <a href="https://re-publica.com/en/eu17/sessions?location=Thessaloniki">Re:publica-s në Selanik</a>, një konferencë mbi kulturën dixhitale. </li>
<li>Grupi i FSFE-së për Rinin/Majnin qe <a href="https://k7r.eu/fsfe-at-froscon-2017/">i pranishëm me një stendë në Froscon</a>, gjatë konferencës së Software-it të Lirë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bonn-Rhein-Sieg-ut, Gjermani. Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner, mbajti gjithashtu një fjalë rreth <a href="https://media.ccc.de/v/froscon2017-1991-limux_das_ende_eines_leuchtturm-projekts">"Limux: das Ende eines Leuchtturm-Projekts!?"</a>. (Në gjermanisht)</li>
<li>Në prill të këtij viti, Digital Society Institute organizoi një praktikë për të analizuar "Sa i sigurt është software-i i lirë? Historiku i sigurisë së software-it me burim të hapur dhe të lirë." Praktika përfshiu ndihmesë nga Matthias Kirschner dhe është <a href="https://www.esmt.org/sites/default/files/dsi_ipr5_engl-dt.pdf">tani e passhme në anglisht dhe gjermanisht</a>, përfshi rekomandimet për sektorin publik dhe privat.</li>
<li>Jemi të lumtur t’u urojmë mirëseardhjen tre stazhierëve të rinj: Carmen Bianca Bakker, Kristi Progri dhe Erik Da Silva. Nëse jeni të interesuar të bëni një stazh me ne, <a href="https://fsfe.org/contribute/internship">në faqet tona do të gjeni më tepër informacion</a>. </li>
<li>Kemi një artikull të ri në dyqanin <em>online</em> të FSFE-së: <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170726-01">një grykashkë rozë jodyore</a> me sloganin "I am a fork" qëndisur mbi të. Organike dhe <em>fair trade</em>.</li>
</ul>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><img src="/picturebase/booths/20170807-village-and-team-at-SHA2017-800px.jpg" alt="The FSFE village during SHA Camp 2017 in the Netherlands." />
<footer><p>Seksioni i FSFE-së gjatë SHA Camp 2017 në Holandë.</p></footer>
</div>
<h2 id="donotmissit">S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<p><a href="https://copycamp.pl/en/">CopyCamp në Varshavë</a> do të zhvillohet nga 28 - 29 shtator. CopyCamp është një konferencë që përqendrohet mbi pyetjen se si ndikojnë mbi kulturën, arsimin, shkencën, teknologjinë, dhe Software-in e Lirë të drejtat ekskluzive jomateriale. Matthias Kirschner do të flasë mbi "Limux: humbja e një fari" dhe analistja jonë e politikave Polina Malaja rreth "Reformës së të drejtave të kopjimit në Europë dhe implikimet e saj për zhvillimin software-i në bashkëpunim". Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë, por pjesëmarrësve u kërkohet të <a href="https://copycamp.pl/en/contact/register/">regjistrohen, përpara se të marrin pjesë</a>. Falë Fondacionit të Bashkëpunimit Polako-Gjerman, ka grante udhëtimi për rezidentë gjermanë (jo vetëm për shtetasit), financuar nga Zyra Federale Gjermane e Punëve të Jashtme. </p>
<h2 id="getactive">Hidhuni në Veprim</h2>
<p>Hidhini një sy sajtit tonë <a href="https://publiccode.eu">"Para Publike, Kod Publik"</a> dhe videos për fushatën PPKP dhe tregojuani edhe shokëve tuaj, kolegëve dhe listave të postimeve ku jeni të pajtuar. Kërkojuni gjithashtu atyre të <a href="https://publiccode.eu/openletter/">nënshkruajnë letrën e hapur</a> dhe bëjeni këtë edhe ju vetë. Nëse faqja s’është gati në gjuhën tuaj, <a href="https://git.fsfe.org/pmpc/website/src/master/TRANSLATE.md">ndihmonani në përkthimin e saj</a>.</p>
<h2 id="helpusimproveournewsletter">Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="https://fsfe.org/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-09">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-09" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag content="Reuse.Software">reuse</tag>
<tag content="Para Publike, Kod Publik">publiccodec</tag>
<tag content="Digital-O-Mat">digitalomat</tag>
<tag content="Save Code Share">savecodeshare</tag>
<tag content="CopyCamp">copycamp</tag>
<tag content="SHA2017">SHA2017</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>

112
news/nl/nl-201712.sq.xhtml Fichier normal
Voir le fichier

@ -0,0 +1,112 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-12-19" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2017 / Janar 2018</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201710">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2017 / Janar 2018</h1>
<h2 id="2017">2017: Një vit plot Software të Lirë</h2>
<p newsteaser="yes">Free Software Foundation Europe hedh vështrimin prapa mbi një vit vërtet ngazëllues. Teksa më një anë, përmes veprimtarish speciale arritëm t’i ngremë në një nivel të ri fushatat tona të rregullta, të tilla si <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170315-01">E dua Software-in e Lirë</a> dhe <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170829-01">Pyetni Kandidatët Tuaj</a>, ne gjithashtu nisëm tre veprimtari të rëndësishme këtë vit, që do të vazhdohen gjatë 2018-s dhe më tej. Këto janë <a href="http://publiccode.eu/">Para Publike, Kod Publik</a>, <a href="http://savecodeshare.eu/">Shpëtoni Ndarjen e Kodit</a> dhe <a href="http://reuse.software/">Nisma Ripërdorni</a>. </p>
<p>Në fushën ligjore organizuam <a href="https://fsfe.org/activities/ftf/legal-conference">Praktikën e 10-të Ligjore dhe të Licencimit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171013-01">përditësuam Fiduciary Licence Agreement</a> me versionin 2.0. Në fushën teknike, i ofruam <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs">bashkësisë tonë mjete të reja</a> dhe (bashkë-)hartuam <a href="https://github.com/freedomvote/freedomvote">mjete të reja për fushatat tona</a>. Të tëra janë Software i Lirë, sigurisht.</p>
<p>2017-a qe gjithashtu një vit shumë i mirë për shtrirjen tonë. Bashkësia jonë mori pjesë në 75 veprimtari në 11 vende, me biseda, praktika dhe stenda. Në zyrën tonë në Berlin mirëpritëm gjashtë stazhierë nga gjashtë vende të ndryshme europiane, dhe mesazhi ynë vazhdon të përhapet përmes <a href="https://fsfe.org/order/">artikujsh të rinj tregtarë</a> dhe <a href="https://fsfe.org/contribute/spreadtheword">material promocional</a> të ri. </p>
<p>Si fryt të përpjekjeve tona të përbashkëta, kemi parë rritje në mjaft sektorë: në fonde, në vëmendje nga media, dhe në bashkësinë tonë, me këtë të fundit si pikën më të rëndësishme. Free Software Foundation Europe s’do të mund të ndiqte misionin e vet pa njerëzit që përbëjnë bashkësinë tonë dhe që përhapin mesazhin tonë. Ky është një falënderim i madh për krejt ju: vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit e panumërt që qetë pjesë ose bëtë të mundur punën e FSFE-së gjatë 2017-s. Kontributet tuaj janë të paçmuar dhe po bëjmë më të mirën e mundshme për ta vazhduar punën e bukur gjatë 2018-s!</p>
<p>Nëse interesoheni për më tepër hollësi rreth veprimtarive tona gjatë 2017-s, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171207-01">lexoni raportin tonë të përvitshëm</a>. Nëse ju pëlqen ajo që bëjmë, <a href="https://fsfe.org/join/nl2017-12">bëhuni pjesë e FSFE-së si një përkrahës</a> dhe ndihmonani të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë!</p>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;">
<img src="/picturebase/people/20171125-community-meeting-800px.jpg" alt="Participants at the FSFE community meeting 2017." />
<footer><p>Pjesëmarrës në mbledhje të bashkësisë FSFE 2017.</p></footer>
</div>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl201712">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2018-s</a> </p>
<hr />
<h2 id="whatelse">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Pjesë e një propozimi të ri mbi të drejtat e kopjimit, në diskutim e sipër nga Bashkimi Europian, është Neni 13, i cili imponon instalim filtrash arbitrarë mbi ngarkimet, për çdo furnizues strehimi kodi dhe ndarje të tij me të tjerët. Tok me 80 ente, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171130-01">FSFE-ja u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së ta hedhin poshtë Nenin e dëmshëm 13</a> dhe të <a href="http://savecodeshare.eu/">Shpëtojnë Ndarjen e Kodit</a>.</li>
<li>Qeveria holandeze hodhi në qarkullim kodin burim dhe dokumentimin e "Basisregistratie Personen", një sistem TI me vlerë 100 milionë euro që regjistron të dhëna mbi banorët brenda Holandës. FSFE-ja <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171206-01">e duartroket lëvizjen e qeverisë holandeze</a> drejt hedhjes në qarkullim si Software i Lirë të kodit të financuar me para publike. </li>
<li>Max Mehl, përgjegjës projektesh në FSFE, shpjegon <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171212-01">gjendjen e tanishme të punës së FSFE-së mbi direktivën e propozuar European Radio Lockdown</a>. Ndërkohë që FSFE-ja s’u pranua si anëtare e komitetit i cili është ndihmësi i Komisionit Europian për hartimin e akteve që i delegohen, ne vazhdojmë të ngremë kërkesat tona për të ruajtur të drejtat e përdoruesve dhe Software-in e Lirë, në krah të më shumë se 50 enteve të shoqërisë civile.</li>
<li>FSFE-ja parashtroi <a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2017/12/13/fsfe-asks-to-include-software-into-the-list-of-re-usable-public-sector-information/">përgjigjen e saj në konsultimin publik rreth Direktivës mbi ripërdorimin e të dhënave të sektorit publik</a>. Në përgjigjen tonë ne mbrojmë idenë se kodi burim duhet shtuar te lista e 'dokumenteve' që qeveritë dhe entet e tjera publike lypset t’i ofrojnë për ripërdorim në një format të hapur dhe të lexueshëm nga makinat. Kur vjen puna te <a href="http://publiccode.eu/">software i financuar me para publike, ky i duhet ofruar publikut nën licenca Software-i të Lirë</a>.</li>
<li>Falë April-it, shoqata frënge e Software-it të Lirë, tani kemi një <a href="https://www.april.org/version-audio-francaise-de-la-video-argent-public-code-public">përkthim në frëngjisht të videos së fushatës tonë "Para Publike? Kod Publik!"</a>.</li>
<li>Erik Albers shkroi një raport mbi Takimin e Bashkësisë së FSFE-së dhe moralin në të, shoqëruar me disa foto (http://blog.3rik.cc/2017/12/report-about-the-fsfe-community-meeting-2017/)</li>
<li>Më herët këtë vit, pas një konsultimi publik, morëm vendimin të ndryshojmë emrin e programit tonë të përkrahësve, Anëtarë Shok të FSFE-së, dhe për t’i quajtur përkrahësit tanë me emrin e tyre të vërtetë: Përkrahës. Në të njëjtën kohë që po plotësojmë këtë ndryshim, ne gjithashtu po <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171116-01">nxjerrim nga qarkullimi SmartCard-in tonë të dikurshëm për Anëtarët Shok, në favor të një steme të re fringo të përkrahësit të FSFE-së</a>.</li>
<li>Matthias Kirschner, president i FSFE-së, si një përgjigje për Scott Peterson-in nga Red Hat-i, <a href="https://k7r.eu/2-percent-discussion-free-software-or-open-source-software/">në një postim blogu mbron idenë</a> se termat "Software Me Burim të Hapur" dhe "Software i Lirë" u referohen të njëjtit lloj software-i, por ndryshojnë vetëm për sa i përket mëshimit që bën secili. Dhe se është thuajse e pamundur dhe ndoshta madje e panevojshme të gjendet një term "neutral".</li>
<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/introducing-forms/">në një postim blogu paraqet API-n për formularë të FSFE-së</a>, një mënyrë për të dërguar email-e dhe për të administruar regjistrimet në faqe web përdorur në bashkësinë e FSFE-së.</li>
<li>Daniel Pocock, përfaqësues i bashkësisë së FSFE-së, <a href="https://danielpocock.com/hacking-with-posters-and-stickers">sjell një pamje të <em>hackerspace</em>-it fixme.ch</a> në Lozanë, i cili promovon FSFE-në. </li>
<li>Michael Kappes shkruan në blog mbi një grup përkrahësish prej grupit vendor të FSFE-së për Berlinin të cilët <a href="http://blogs.fsfe.org/majestyx/2017/11/03/fsfe-berlin-goes-fiff-konferenz-2017/">shkuan në FIfF-Konferenz në Jena për të ngritur një stendë të FSFE-së</a>.</li>
<li>Björn Schiessle, bashkërendues i ekipit gjerman, shkruan në blog se si të arrihet <a href="https://www.schiessle.org/articles/2017/11/14/software-freedom-in-the-cloud/">liri praktike software-i në re</a>.</li>
<li>I urojmë mirëseardhjen <a href="https://fsfe.org/associates/associates">anëtarit shok</a> tonë të ri: <a href="https://openlabs.cc/en/">Open Labs</a>, Shqipëri</li>
<li>FSFE-ja ka një <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171211-01">bluzë të re që kremton 100 liritë e Software-it të Lirë</a>. Gjithashtu, kemi plot bluza të lezetshme dhe artikuj të tjerë te <a href="https://fsfe.org/order/">dyqani ynë në internet</a> - për Krishtlindjen apo për çfarëdo arsye tjetër.</li>
<li>Falë bashkësisë tonë në rritje dhe kërkesës së madhe nga njerëz anembanë globit për të përhapur fjalën mbi FSFE-në dhe Software-in e Lirë, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171207-02">po kërkojmë për një asistent zyre me punësim të pjesshëm</a> për të na ndihmuar me paketime dhe postime. </li>
<li>Edhe për 2018-n, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171114-01">kërkojmë studentë që mund të bëhen pjesë e ekipit tonë në Berlin</a> për tre muaj ose më tepër, si pjesë e detyrueshme e programit të tyre studimor ose përpara diplomimit.</li>
</ul>
<h2 id="donotmiss">S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<p>Si edhe vitet e kaluara, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një <a href="https://events.ccc.de/congress/2017/wiki/index.php/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe">seksion të FSFE-së në Chaos Communication Congress</a>, një nga veprimtaritë më të mëdha në Europë të lidhura me teknologjinë. Seksioni do të jetë i pajisur me artikujt tanë tregtarë të tanishëm dhe material promocional, do të organizojë veprimtari mbi Software-in e Lirë, do të ftojë njerëzit të luajnë një lojë Software të Lirë ose të marrin pjesë në një nga sesionet për këndimin e këngës së Software-i të Lirë. Me pak fjalë, prania duhet të jetë një vend ku bashkësia jonë të mblidhet dhe të lidhemi me njëri-tjetrin. Nëse edhe ju merrni pjesë në Chaos Communication Congress, përdoreni këtë mundësi për t’u takuar dhe njohur njerëz pas FSFE-së, përfshi vullnetarë dhe anëtarë të stafit.</p>
<p>Si zakonisht, krejt veprimtaritë e ardhshme me ose nga FSFE-ja i gjeni te <a href="https://fsfe.org/events/events">faqet tona të veprimtarive</a>.</p>
<h2 id="getactive">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Shfrytëzojeni kohën e pushimeve që <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171207-01">të lexoni raportin tonë të përvitshëm</a> dhe për t’ua dhënë shokëve dhe miqve tuaj. Njihini njerëzit me rëndësinë e Software-it të Lirë dhe pse do të duhej të interesoheshin për të. Tregojuni se njerëz anembanë botës krijojnë bashkësi me synimin për t’i sjellë gjithkujt liri, transparencë, dije dhe emancipim teknologjik. <a href="https://fsfe.org/contribute/spreadtheword">Përhpani fjalën</a> rreth katër lirive dhe, nëse është e mundur, ndihmojini të tjerët të ushtrojnë edhe ata liritë e tyre.<br />
<a href="http://fsfe.org/join">Bëhuni pjesë e kauzës tonë</a>.</p>
<h2 id="contributetoournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju! !</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="https://fsfe.org/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,<br />
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl201712">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2018-s</a> </p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-12" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag content="Raporti vjetor">yearlyreport</tag>
<tag content="Chaos Communication Congress">ccc</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>