sq translation of April 2016 newsletter

svn path=/trunk/; revision=33246
This commit is contained in:
guest-Besnik_b 2016-04-29 10:55:44 +00:00
parent 4056285c26
commit de21f8575a
1 changed files with 170 additions and 0 deletions

170
news/nl/nl-201605.sq.xhtml Normal file
View File

@ -0,0 +1,170 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2018-05-02" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Maj 2016</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201605">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Maj 2016</h1>
<div class="e-content">
<h2 id="eu-jeopardises-its-goals-in-standardisation-with-frand-licensing">Me
licencimin FRAND, BE-ja vë në rrezik synimet e veta mbi standardizimin</h2>
<p>Si pjesë e strategjisë për Treg të Përbashkët Dixhital, Komisioni Europian
ka <a href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/communication-ict-standardisation-priorities-digital-single-market">botuar
një material rreth përparësive në standardizimin TIK</a> si një nga faktorët
kyçë në ekonominë dixhitale. FSFE-ja mirëpret frymën e përgjithshme
të trajtimit të shpërfaqur në material në favor të standardeve më të hapura
dhe përfshirjes më të gjerë të bashkësive të Software-it të Lirë në proceset
e standardizimit.</p>
<p>Megjithatë, dokumentit i mungon kuptimi i saktë i kushteve të licencimit
në patenta thelbësore për standardet, çka do të mundësonte përfshirjen e Software-it
të Lirë në proceset e vënies së standardeve. Në mënyrë të veçantë, FSFE-ja <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160428-02">shpreh
shqetësimin e saj lidhur me promovimin e kushteve të licencimit të ashtuquajtur "të paanshëm,
të arsyeshëm, dhe jodiskriminues (FRAND)</a> të cilat në praktikë janë të
papërputhshme me Software-in e Lirë. Në këtë mënyrë, dokumenti vë në rrezik
krejt përpjekjet e bëra nga Komisioni Europian për integrimin e bashkësive të Software-it
të Lirë në standardizim.</p>
<h2 id="european-commission-vs-google-android">Komisioni Europian vs Google Android</h2>
<p>Më 20 Prill, Komisioni Europian
<a href="http://europa.eu/rapid/press-release_STATEMENT-16-1506_en.htm?locale=en">parashtroi
akuzat e veta lidhur me praktika biznesi të kompanisë Google për sa i përket
sistemit operativ Android</a>. Sipas Komisionit, Google po abuzon
me pozicionin e vet zotërues të tregut duke parainstaluar dhe vënë si parazgjedhje
aplikacionet Google Search, Google Play Store dhe Google Chrome në shumicën
e pajisjeve Android të shitura në Europë. Këto praktika u zënë rrugën e hyrjes
në treg motorëve konkurrentë të kërkimit.</p>
<p>FSFE-ja ka <a href="https://fsfe.org/activities/policy/eu/20130729.EC.Fairsearch.letter.en.html">shprehu
edhe më parë shqetësimet e veta lidhur me ankesën kundër shpërndarjes
falas të Android-it</a> që i është parashtruar Komisionit Europian nga
një koalicion i disa mundësuesve të shërbimeve në internet, të cilët pretendonin
që kjo praktikë është e dëmshme për konkurrencën. Ne u shprehëm kundër
ankesës, ngaqë ajo minon krejt thelbin e licencimit të Software-it të Lirë, dhe gëzohemi
teksa shohim që Komisioni në çështjen e vet antitrust kundër kompanisë Google,
e hodhi poshtë atë ankesë.</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>Guido Arnold, bashkërenduesi ynë i ekipit mbi arsimin, përmblodhi
aspekte ligjore dhe veprimtari që mund të organizohen,
kur <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/04/public-schools-making-ms-office-mandatory/">shkolla publike e bëjnë MS Office-in të detyrueshëm.</a></p></li>
<li><p>Vitaly Repin <a href="https://blogs.fsfe.org/vitaly_repin/2016/04/14/course-on-the-road-to-the-free-digital-society-is-available-in-moodle-and-ims-common-cartridge-formats-now/">botoi
kursin e Richard Stallman-it "Drejt Shoqërisë së Lirë Dixhitale"
në formatet Moodle Backup dhe IMS Common Cartridge</a>, dhe fton gjithkënd
të japë përshtypjet dhe të promovojë kursin në kanalet e veta.</p></li>
<li><p>Qëkur Lets Encrypt e kaloi fazën e provave beta, Michal Nazarewicz <a href="http://mina86.com/p/tls-is-a-yes/">e përdor dhe e promovon këtë autoritet të ri dëshmish që furnizon dëshmi TLS falas</a>: "Nëse xhironi
shqërbyesin tuaj, ska përligjje për të mos përdorur TLS-në".</p></li>
<li><p>Björn Schießle <a href="http://blog.schiessle.org/2016/04/16/installing-wallabag-2-on-a-shared-web-hosting-service/">shkruan në blog mbi një aplikacion të vetëstrehueshëm për ruajtje faqesh web, "Wallabag",
dhe rreth mirëmbajtjes së tij në një shërbim strehimi web të përbashkët me strehë të tjera</a>.</p></li>
<li><p>Marcus Moeller shpjegon si të <a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2016/04/20/setting-up-a-freedombox-on-bbb-to-host-a-blog/">rregullohet një Freedombox në një Beagle Bone Black, për të patur
një blog të vetëstrehuar përmes hardware-i të hartuar lirisht dhe qenë
nevoja të përdoret software pronësor</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Zhvilluam për herë të tetë zgjedhjet e një përfaqësuesi nga
Anëtarësia Shok që do të përfaqësojë bashkësinë tonë, dhe atë
të anëtarësisë shok, në <a href="https://fsfe.org/about/team.en.html#general-assembly">asamblenë
e përgjithshme të FSFE-së</a>. Edhe pse patëm vetëm një kandidat, dëshirojmë të
<a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160502-01">falënderojmë
dhe përgëzojmë Mirko Boehm-in për kandidaturën dhe për zgjedhjen e tij</a>.</p></li>
<li><p>Tashmë kemi mbi 30 organizma dhe kompani që u bashkuan me ne
në propozimin e masave për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të saj
lidhur me shmangien e pasojave negative mbi të drejtat e përdoruesve dhe
Software-in e Lirë të imponuara nga
<a href="https://fsfe.org/activities/radiodirective/statement">Direktiva
e BE-së mbi Pajisjet Radio, 2014/53/EU, aka 'Direktiva e Bllokimit Radio'</a>.
Deklarata e përbashkët është e hapur për nënshkrim kundër pasojave
negative që 'Direktiva e Bllokimit Radio' sjell mbi lirinë e software-it, të drejtat
e përdoruesve, konkurrencën e paanshme, risitë, mjedisin dhe vullnetarizmin.</p></li>
<li><p>FSFE-ja u bë gjithashtu pjesë e një koalicioni organizmash që luftojnë
sendërtimet negative të 'Direktivës së Bllokimit Radio' në Francë.
Të tërë tok nënshkruanm <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160406">një
letër të hapur për qeverinë frënge dhe për Autoritetin Frëng Rregullator
të Telekomunikacioneve (ART)</a> për të bërë të mundur që sendërtimi i
'Direktivës së Bllokimit Radio' në Francë nuk do të dëmtojë Software-in e Lirë.</p></li>
<li><p>Në rrugën tonë për tu bërë më transparentë dhe përfshirës, botuam
<a href="https://fsfe.org/about/transparency-commitment">përkushtimin
tonë ndaj transparencës</a>, në një vijë me udhëzimet nga Transparency International Germany.</p></li>
<li><p>Shumë nga dokumentet tona fillestare mbi strukturën dhe financimet
sjanë përditësuar më, që nga koha kur FSFE-ja kaloi nga një rreth i vockël
vullnetarësh në një organizëm me të punësuar, me një program anëtarësie shok
dhe një bashkësi prej mijëra vetësh. Ndaj kemi filluar të <a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=60">rishohim
"Konceptin e Vetes"</a>, për të pasqyruar më mirë procesin tonë të pjekur
të vendim-marrjes. Jonas Öberg, drejtori i përgjithshëm i FSFE-së, ofron
në blogun e tij idetë dhe mendimet e veta rreth <a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=50">hapave të mundshëm të ardhshëm
lidhur me strukturën dhe anëtarësinë në FSFE</a>.</p></li>
<li><p><a href="http://blogs.fsfe.org/jonas/?p=65">Sa për pjesën e padukshme
të punës tonë, kemi vënë në funksion për herë të parë një
sistem parashtrimi çështjesh të ngritur mbi OTRS-në</a>.
Edhe pse në pamje të parë duket se kjo nuk prek shumë vetë drejtpërsëdrejti,
bashkësia jonë në tërësi, me kalimin e kohës, do të përfitojë nga kontrolli
më i fuqishëm i rrjedhës së punës. Gjithashtu, kjo duhet të hapet
për përdorim edhe nga vullnetarë.</p></li>
<li><p>Praktika vjetore e FSFE-së mbi licencimin, LLW, u zhvillua më 13 - 15 Prill,
në Barcelonë, Spanjë. Veprimtaria shërben për mbledhjen e avokatëve nga krejt bota
për të diskutuar problemet më të mprehta në licencimin e Software-it të Lirë dhe ato të
lidhura me të. Këtë vit pati një numër rekord pjesëmarrësish, dëshmi e interesit dhe
rëndësisë gjithnjë në rritje të Software-it të Lirë në licencim software-i.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Nga 2 4 Shtator, 2016, do të zhvillohet takimi i parë i përgjithshëm
i FSFE-së, një veprimtari kushtuar bashkësisë sonë. Për ta bërë të veçantë dhe
tërheqës për këdo, kemi lëshuar javën e shkuar një <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/Summit2016/CallForParticipation">Thirrje
për Pjesëmarrje</a> për krejt anëtarët tanë shok dhe te listat tona të postimeve.
Përfitoni nga rasti dhe bëhuni pjesë e veprimtarisë kryesore të FSFE-së për 2016, duke
u bërë një folës ose vullnetar, duke organizuar një praktikë ose veprimtari tjetër.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira nga Software-i i Lirë</h2>
<p>Ministria e Financës dhe Administratave Publike në Spanjë<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/spain-publishes-file-archive-tool-open-source">botoi zgjidhjen e saj, të bazuar në web, për arkivimin
e kartelave elektronike nën licencë Software-i të Lirë</a>. As Franca smbete prapa dhe së fundi
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-unveils-source-code-income-tax-application">botoi kodin burim të përllogaritësin fiskal të përdorur nga administrata fiskale frënge në llogaritjen
e taksave mbi të ardhura për individët në Francë</a>, si rrjedhojë e një
çështjeje gjyqësore në gjykatën administrative të Parisit që arriti në përfundimin
se kofi burim i një software-i të shkruar nga dhe për autoritetet publike
duhet konsideruar si informacion publik që mund të përdoret lirisht.</p>
<p>Falënderime për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarët shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</div>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2018-05-02"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>