parent
48d31946ac
commit
68eb20d8dd
|
@ -0,0 +1,71 @@
|
|||
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||||
|
||||
<html newsdate="2016-04-11">
|
||||
|
||||
<head>
|
||||
<title>Deklaratë e Përbashkët rreth Udhëzimit mbi Bllokimet Radio</title>
|
||||
</head>
|
||||
<body>
|
||||
|
||||
<h1>Deklaratë e Përbashkët rreth Udhëzimit mbi Bllokimet Radio</h1>
|
||||
|
||||
<p newsteaser="yes">23 organizma, përfshi Free Software Foundation
|
||||
Europe (FSFE) <a href="/activities/radiodirective/statement.html">bashkuan
|
||||
zërat për të propozuar masa</a> që institucionet e BE-së dhe shtetet
|
||||
anëtare të BE-së të shmangin rrjedhojat negative mbi të drejtat e përdoruesve
|
||||
dhe Software-in e Lirë të ardhura nga Udhëzimi i BE-së mbi Pajisjet Radio 2014/53/EU.</p>
|
||||
|
||||
<p>‘<a href="/activities/radiodirective/radiodirective.html">Udhëzimi
|
||||
mbi Bllokimet Radio</a>’ që do të jetë i zbatueshëm në BE duke filluar
|
||||
nga 13 Qershori, 2016, kërcënon lirinë e software-it, të drejtat e përdoruesve,
|
||||
konkurrencën e ndershme, risitë, mjedisin dhe vullnetarizmin – pa ndonjë
|
||||
përfitim të dukshëm për sigurinë. Ai fut në lojë ‘domosdoshmëri thelbësore’
|
||||
të tepruara, në trajtën e detyrimit të prodhuesve të pajisjeve që të garantojnë
|
||||
përputhshmërinë me rregullat mbi radion për çdo software të mundshëm që
|
||||
mund të xhirohet në çdo produkt që përdor spektrin e frekuencave radio.
|
||||
Në praktikë kjo do të thotë që në të ardhmen, në pajisje çfarëdo që lidhen me
|
||||
rrjete pa tel, celularë apo GPS, mund të instalohet vetëm software i caktuar,
|
||||
i autorizuar nga prodhuesit: fjala vjen, rrugëzues, telefona celularë, karta WiFi dhe
|
||||
dhe laptopë që i përmbajnë ato, ose thuajse krejt pajisjet që përmbajnë funksione
|
||||
rrjeti.</p>
|
||||
|
||||
<p>Plotësimi i kësaj domosdoshmërie do t’i lidhë përdoruesit pas prodhuesve
|
||||
të hardware-it, dhe do të jetë pengesë për bizneset e bazuar në Software-in e
|
||||
Lirë ose mbi çfarëdo software tjetër alternativ që nuk instalohet si parazgjedhje
|
||||
nga prodhuesi i pajisjes. Kjo do të sjellë ndërlikime negative për konkurrencën
|
||||
e ndershme dhe lirinë për t’u marrë me biznes. Domosdoshmëria për të verifikuar
|
||||
që çdo ndërthurje e mundshme hardware-software të jetë e përputhshme me RED-in – i përfytyruar
|
||||
për thellimin e sigurisë së pajisjeve radio – u heq përdoruesve dhe sipërmarrjeve
|
||||
mundësinë e zgjedhjes së software-it problemet e të cilit mund të ndreqen nga kushdo,
|
||||
pa u dashur të bazohesh te tregtuesi i tij.</p>
|
||||
|
||||
<p>Prandaj, FSFE-ja dhe nënshkrues të tjerë u kërkojnë institucioneve të BE-së
|
||||
dhe shteteve anëtare të saj të mos prekin të drejtat e përdoruesve dhe sipërmarrjeve
|
||||
për të përdorur dhe instaluar në pajisjet e tyre Software të Lirë dhe çfarëdo alternative
|
||||
prej palësh të treta; të shmangë bllokimin e pajisjeve nga përdorimi vetëm i software-it
|
||||
të furnizuar nga prodhuesi hardware; dhe të tërhiqet prej kalimit të përgjegjësisë për
|
||||
përputhshmërinë e software-it me rregullat nga përdoruesit te prodhuesit, kur përdoruesit
|
||||
bëjnë ndryshime te formësimi parazgjedhje. Në këtë pikëpamje, software-i dhe hardware-i
|
||||
s’duhen trajtuar ndryshe nga njëri-tjetri. Komisionit të BE-së i njihet e drejta të miratojë
|
||||
akte të deleguar, të cilët mund sjellin këto përmirësime jetike.</p>
|
||||
|
||||
<p>Deklarata e përbashkët mbi Udhëzimin mbi Bllokimet Radio është <a href="/activities/radiodirective/statement.en.html#sig">e hapur për më tepër nënshkrime</a>. Qofshi përdorues, projekt bamirësie, ose sipërmarrje, Udhëzimi
|
||||
mbi Bllokimet Radio prek këdo. U kërkojmë organizmave dhe kompanive të tjera
|
||||
ta përkrahin deklaratën tonë për të bërë të mundur që Udhëzimi mbi Bllokimet Radio
|
||||
të mos vendosë kufizime në tufë, të panevojshme dhe të tepruara mbi të drejtat e konsumatorëve
|
||||
dhe sipërmarrjeve, kur ai të sendërtohet në ligjet e secilit shtet.</p>
|
||||
|
||||
<p>Ju lutemi, lexoni edhe <a
|
||||
href="/activities/radiodirective/radiodirective.html">analizën
|
||||
tonë të hollësishme</a>, dhe mos ngurroni të lidheni me ne, nëse keni ndonjë pyetje.</p>
|
||||
|
||||
</body>
|
||||
<tags>
|
||||
<tag>front-page</tag>
|
||||
<tag content="Udhëzimi mbi Bllokimet Radio">RadioDirective</tag>
|
||||
<tag content="Politika">Policy</tag>
|
||||
<tag content="Konkurrencë">Competition</tag>
|
||||
<tag content="Parlamenti Europian">EuropeanParliament</tag>
|
||||
<tag content="Komisioni Europian">EuropeanCommission</tag>
|
||||
</tags>
|
||||
</html>
|
Loading…
Reference in New Issue