fsfe-website/news/nl/nl-201603.sq.xhtml

146 lines
8.7 KiB
HTML
Raw Normal View History

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-03-02" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - mars 2016</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201603">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - mars 2016</h1>
<h2 id="i-love-free-software-day-2016">Dita "E dua Software-in e Lirë" 2016</h2>
<p newsteaser="yes">Për të gjashtin vit rresht i kërkuam kujtdo që ditën e Shën Valentinit
të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre ndaj kontribuesve në
Software-in e Lirë. Hidhini një sy raportit tonë #ilovefs 2016 dhe shihni <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160222-01.en.html">se kujt i shkoi mirënjohja këtë vit, përmes postimesh, fotosh, punësh grafike, memesh,
shënimesh personale, etj</a>. Mos harroni ti vini shenjë 14 shkurtit
të ardhshëm si Dita "E dua Software-in e Lirë", që të vazhdohet kjo traditë
e bukur e mirënjohjes ndaj njerëzve dhe punës së palodhur të gjithkujt
pas Software-it të Lirë. Falënderojmë krejt pjesëmarrësit që gjetën kohë
të thonë "faleminderit" dhe që e shndërruan #ilovefs 2016 në një sukses
të tillë!</p>
<h2 id="no-cloud-went-viral">"Ska re" u përhap në mënyrë virale</h2>
<p>Pikërisht para Ditës "E dua Software-in e Lirë", <a href="http://blogs.fsfe.org/mk/the-reddit-effect-more-orders-in-24-hours-than-usually-in-6-months/">falë një postimi spontan në Reddit, patëm mbi 200 porosi për
materiale tonat promocionale</a> në një interval 48 orësh. Sa për krahasim,
gjatë 2015-s morëm rreth 370 porosi gjithsej. Pas 24 orësh na kishin mbërritur
më shumë porosi se sa zakonisht në gjashtëmujor. Shumica e porosive
kërkonin materialin "ska re", por, veç tij, njerëzit porositën edhe
fletëpalosjen tonë me të dhëna bazë mbi Software-in e Lirë, fletëpalosjen
mbi GnuPG-në, dhe atë mbi F-Droid-in.</p>
<h2 id="european-free-software-policy-meeting-2016">Takimi Europian
për Politika të Software-it të Lirë 2016</h2>
<p>Në fund të janarit, tok me Open Forum Europe organizuam në Bruksel
<a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160205-01.en.html">një
takim para FOSDEM-it, me grupe europiane aktive në politika të Software-it
të Lirë</a>. Qëllimi i takimit qe njohja me veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe
shkëmbimi i mendimeve, me theksin te veprimet e lidhura me politika publike.
Morën pjesë gjithsej 19 organizma. Veç tyre, në takim morën pjesë edhe
eurodeputetja Julia Reda, dhe një përfaqësues i degës TI të Komisionit
Europian, Pierre Damas, për të paraqitur punën e instituteve të BE-së
në fushën e Software-it të Lirë.</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>shkurti iu kushtua deklaratave të ëmbla të dashurisë për
Software-in e Lirë, me rastin e ditës #ilovefs. Hidhini një sy raportit
tonë për #ilovefs 2016, të cilit i referohemi më sipër, për të dhëna
më të hollësishme rreth postimesh të ndryshme mbi të, dhe për tu
frymëzuar për kremtimin e ardhshëm vitin tjetër, nga
<a href="https://blogs.fsfe.org/floriansnow/2016/02/13/make-your-own-personal-banner-for-i-love-free-software-day/">ideja e Florian Snow-it për banderola #ilovefs DIY</a>.</p></li>
<li><p>Paul Boddie përdori programim në Python me kompjuter të vjetër
dhe shkroi se si të <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1233">bëhen
programet Python më të shpejtë me ndihmën e Shedskin-it</a>.</p></li>
<li><p>Marcus Moeller dha këshilla se si <a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2016/02/03/getting-started-with-gnu-social/">tia fillohet me rrjetin shoqëror të federuar GNU social</a>.</p></li>
<li><p>Björn Schießle përsiat mbi të ardhmen e GitHub-it dhe
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/02/12/the-next-generation-of-code-hosting-platforms/">brezit të ardhshëm të platformave
për strehim kodi</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Pas adoptimit nga Parlamenti Europian të raportit
të vet "Drejt një Tregu të Përbashkët Dixhital", i cili përfshiu
disa referenca pozitive për shtimin e përdorimit të Software-it
të Lirë në sektorin publik, u pa se kuptimi i "i lirë" humbi gjatë
përkthimit. Veçanërisht, versioni italian i raportit i referohej
Software-it të Lirë si "gratis", si tek "birrë falas", në vend se "i lirë"
si tek fjala liri. Ne i kërkuam stafit të eurodeputetes Julia Reda
të na ndihmonte dhe të tërhiqnim vëmendjen e autorëve të raportit
te ky gabim.
<a href="http://blogs.fsfe.org/mk/now-italian-european-parliaments-dsm-report-speaks-about-freedom-not-price/">Gabimi u ndreq dhe versioni italian i raportit tani i referohet si duhet lirisë së software-it, dhe jo çmimit</a>.</p></li>
<li><p>Kemi thjeshtuar proceset tona të brendshme: sduhet më
që dikush që kërkon të ndihmojë me faqet tona web ose në ekipe
të tjera të regjistrojë një llogari vizitori në sistemet tona. Tani ata
do të regjistrohen në të njëjtin sistem si Anëtarët tanë Shok. Mund
të mos duket kushedi çë, por është një revolucion, për sa i përket
thjeshtëzimit, për të cilin jemi të lumtur! Lexoni se si mund të
<a href="https://fsfe.org/contribute/">kontribuoni edhe ju
në veprën tonë</a>.</p></li>
<li><p>Botuam një <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160224-01.en.html">raport mbi punën tonë gjatë 2015-s</a>. Nga mësimi i njerëzve se si të përdorin fshehtëzimin për email-et e tyre, deri në ndërrim
të drejtimit të politikave në shkallë europiane, FSFE-ja punoi fort gjatë
2015-s që të fuqizojë kontrollin e përdoruesve mbi teknologjinë. Qemë
dëshmitarë të mjaft përmirësimeve të mënyrës se si punojmë, dhe
e mbyllëm pozitivisht vitin, me plot shpresa për 2016-n. Duam të falënderojmë
këdo për ndihmën që na dhanë për ta bërë botën një vend më të mirë!</p></li>
<li><p>Siç u përmend në buletinin e kaluar, u jemi bashkuar KDE-së,
Qt-së, VideoLAN-it dhe të tjerëve që po organizojnë QtCon 2016 në Berlin,
nga 2-4 shtator 2016. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për organizimin e një
takimi të FSFE-së gjatë zhvillimit të QtCon-it. Më tepër të dhëna së shpejti.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Kemi ende stok plot ngjitës "ska re" dhe tjetër material informativ!
Na ndihmoni të përhapim në bashkësinë tuaj vendore fjalën rreth lirisë
së software-it, duke
<a href="https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.en.html">porositur
fletëpalosje, ngjitës, kartolina dhe afishe tonat</a>.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira mbi Software-in e Lirë</h2>
<p>Qeveria frënge po rishikon kontratën e vet ekzistuese të mbështetjes
së Software-it të lirë, të nënshkruar më 2011-n, dhe <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-involves-public-draft-support-contract">u ka kërkuar bashkësive të Software-it të Lirë dhe publikut
të japin ndihmesën e tyre në hartimin e kontratës së ardhshme të kuadrit
të punës për shërbime dhe asistencë Software-i të Lirë.</a> Ndërkohë, parlamenti frëng
ka <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-assembly-encourages-use-free-software">miratuar një projektligj paraprak për një Republikë Dixhitale, që nxit përdorimin e Software-it të Lirë
nga administratat publike, dhe që e konsideron informacion publik
kodin burim të software-it të zhvilluar nga ose për administrata publike</a>. Shkolla në kryeqytetin e Estonisë, Talin, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/tallinn-schools-piloting-open-source-software">po kalojnë gradualisht drejt Software-it të Lirë, pasi administrata e qytetit vendosi në janar të 2015-s të kalojë në Software-in e Lirë</a>. Deri në
shtator 2015, më shumë se 4000 kompjutera dhe kompjutera portativë në 50 shkolla në
Talin xhirojnë me Software të Lirë. Në Gjermani, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/open-source-largest-german-pension-fund">Sigurimet Federale të Pensioneve, që janë më të mëdhatë në vend, po shtojnë
përdorimin e Software-it të Lirë duke botuar një ftesë për tender në të cilën
kërkohet asistencë për shërbimet e veta të bazuara në Software-in e Lirë</a>.</p>
<p>Falënderojmë krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Jonas Öberg <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-03-02"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>