|
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145 |
- <?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
- <html newsdate="2016-03-02" type="newsletter">
- <head>
- <title>Buletini i FSFE-së - mars 2016</title>
- </head>
- <body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201603">
- <h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - mars 2016</h1>
-
-
- <h2 id="i-love-free-software-day-2016">Dita "E dua Software-in e Lirë" 2016</h2>
-
- <p newsteaser="yes">Për të gjashtin vit rresht i kërkuam kujtdo që ditën e Shën Valentinit
- të shprehë mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre ndaj kontribuesve në
- Software-in e Lirë. Hidhini një sy raportit tonë #ilovefs 2016 dhe shihni <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160222-01.en.html">se kujt i shkoi mirënjohja këtë vit, përmes postimesh, fotosh, punësh grafike, memesh,
- shënimesh personale, etj</a>. Mos harroni t’i vini shenjë 14 shkurtit
- të ardhshëm si Dita "E dua Software-in e Lirë", që të vazhdohet kjo traditë
- e bukur e mirënjohjes ndaj njerëzve dhe punës së palodhur të gjithkujt
- pas Software-it të Lirë. Falënderojmë krejt pjesëmarrësit që gjetën kohë
- të thonë "faleminderit" dhe që e shndërruan #ilovefs 2016 në një sukses
- të tillë!</p>
-
- <h2 id="no-cloud-went-viral">"S’ka re" u përhap në mënyrë virale</h2>
-
- <p>Pikërisht para Ditës "E dua Software-in e Lirë", <a href="http://blogs.fsfe.org/mk/the-reddit-effect-more-orders-in-24-hours-than-usually-in-6-months/">falë një postimi spontan në Reddit, patëm mbi 200 porosi për
- materiale tonat promocionale</a> në një interval 48 orësh. Sa për krahasim,
- gjatë 2015-s morëm rreth 370 porosi gjithsej. Pas 24 orësh na kishin mbërritur
- më shumë porosi se sa zakonisht në gjashtëmujor. Shumica e porosive
- kërkonin materialin "s’ka re", por, veç tij, njerëzit porositën edhe
- fletëpalosjen tonë me të dhëna bazë mbi Software-in e Lirë, fletëpalosjen
- mbi GnuPG-në, dhe atë mbi F-Droid-in.</p>
-
- <h2 id="european-free-software-policy-meeting-2016">Takimi Europian
- për Politika të Software-it të Lirë 2016</h2>
-
- <p>Në fund të janarit, tok me Open Forum Europe organizuam në Bruksel
- <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160205-01.en.html">një
- takim para FOSDEM-it, me grupe europiane aktive në politika të Software-it
- të Lirë</a>. Qëllimi i takimit qe njohja me veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe
- shkëmbimi i mendimeve, me theksin te veprimet e lidhura me politika publike.
- Morën pjesë gjithsej 19 organizma. Veç tyre, në takim morën pjesë edhe
- eurodeputetja Julia Reda, dhe një përfaqësues i degës TI të Komisionit
- Europian, Pierre Damas, për të paraqitur punën e instituteve të BE-së
- në fushën e Software-it të Lirë.</p>
-
- <h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
-
- <ul>
- <li><p>shkurti iu kushtua deklaratave të ëmbla të dashurisë për
- Software-in e Lirë, me rastin e ditës #ilovefs. Hidhini një sy raportit
- tonë për #ilovefs 2016, të cilit i referohemi më sipër, për të dhëna
- më të hollësishme rreth postimesh të ndryshme mbi të, dhe për t’u
- frymëzuar për kremtimin e ardhshëm vitin tjetër, nga
- <a href="https://blogs.fsfe.org/floriansnow/2016/02/13/make-your-own-personal-banner-for-i-love-free-software-day/">ideja e Florian Snow-it për banderola #ilovefs DIY</a>.</p></li>
-
- <li><p>Paul Boddie përdori programim në Python me kompjuter të vjetër
- dhe shkroi se si të <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1233">bëhen
- programet Python më të shpejtë me ndihmën e Shedskin-it</a>.</p></li>
-
- <li><p>Marcus Moeller dha këshilla se si <a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2016/02/03/getting-started-with-gnu-social/">t’ia fillohet me rrjetin shoqëror të federuar GNU social</a>.</p></li>
-
- <li><p>Björn Schießle përsiat mbi të ardhmen e GitHub-it dhe
- <a href="http://blog.schiessle.org/2016/02/12/the-next-generation-of-code-hosting-platforms/">brezit të ardhshëm të platformave
- për strehim kodi</a>.</p></li>
- </ul>
-
- <h2 id="what-else-have-we-done">Ç’kemi bërë tjetër?</h2>
-
- <ul>
- <li><p>Pas adoptimit nga Parlamenti Europian të raportit
- të vet "Drejt një Tregu të Përbashkët Dixhital", i cili përfshiu
- disa referenca pozitive për shtimin e përdorimit të Software-it
- të Lirë në sektorin publik, u pa se kuptimi i "i lirë" humbi gjatë
- përkthimit. Veçanërisht, versioni italian i raportit i referohej
- Software-it të Lirë si "gratis", si tek "birrë falas", në vend se "i lirë"
- si tek fjala liri. Ne i kërkuam stafit të eurodeputetes Julia Reda
- të na ndihmonte dhe të tërhiqnim vëmendjen e autorëve të raportit
- te ky gabim.
- <a href="http://blogs.fsfe.org/mk/now-italian-european-parliaments-dsm-report-speaks-about-freedom-not-price/">Gabimi u ndreq dhe versioni italian i raportit tani i referohet si duhet lirisë së software-it, dhe jo çmimit</a>.</p></li>
-
- <li><p>Kemi thjeshtuar proceset tona të brendshme: s’duhet më
- që dikush që kërkon të ndihmojë me faqet tona web ose në ekipe
- të tjera të regjistrojë një llogari vizitori në sistemet tona. Tani ata
- do të regjistrohen në të njëjtin sistem si Anëtarët tanë Shok. Mund
- të mos duket kushedi çë, por është një revolucion, për sa i përket
- thjeshtëzimit, për të cilin jemi të lumtur! Lexoni se si mund të
- <a href="https://fsfe.org/contribute/">kontribuoni edhe ju
- në veprën tonë</a>.</p></li>
-
- <li><p>Botuam një <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160224-01.en.html">raport mbi punën tonë gjatë 2015-s</a>. Nga mësimi i njerëzve se si të përdorin fshehtëzimin për email-et e tyre, deri në ndërrim
- të drejtimit të politikave në shkallë europiane, FSFE-ja punoi fort gjatë
- 2015-s që të fuqizojë kontrollin e përdoruesve mbi teknologjinë. Qemë
- dëshmitarë të mjaft përmirësimeve të mënyrës se si punojmë, dhe
- e mbyllëm pozitivisht vitin, me plot shpresa për 2016-n. Duam të falënderojmë
- këdo për ndihmën që na dhanë për ta bërë botën një vend më të mirë!</p></li>
-
- <li><p>Siç u përmend në buletinin e kaluar, u jemi bashkuar KDE-së,
- Qt-së, VideoLAN-it dhe të tjerëve që po organizojnë QtCon 2016 në Berlin,
- nga 2-4 shtator 2016. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për organizimin e një
- takimi të FSFE-së gjatë zhvillimit të QtCon-it. Më tepër të dhëna së shpejti.</p></li>
- </ul>
-
- <h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
-
- <p>Kemi ende stok plot ngjitës "s’ka re" dhe tjetër material informativ!
- Na ndihmoni të përhapim në bashkësinë tuaj vendore fjalën rreth lirisë
- së software-it, duke
- <a href="https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.en.html">porositur
- fletëpalosje, ngjitës, kartolina dhe afishe tonat</a>.</p>
-
- <h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira mbi Software-in e Lirë</h2>
-
-
- <p>Qeveria frënge po rishikon kontratën e vet ekzistuese të mbështetjes
- së Software-it të lirë, të nënshkruar më 2011-n, dhe <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-involves-public-draft-support-contract">u ka kërkuar bashkësive të Software-it të Lirë dhe publikut
- të japin ndihmesën e tyre në hartimin e kontratës së ardhshme të kuadrit
- të punës për shërbime dhe asistencë Software-i të Lirë.</a> Ndërkohë, parlamenti frëng
- ka <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-assembly-encourages-use-free-software">miratuar një projektligj paraprak për një Republikë Dixhitale, që nxit përdorimin e Software-it të Lirë
- nga administratat publike, dhe që e konsideron informacion publik
- kodin burim të software-it të zhvilluar nga ose për administrata publike</a>. Shkolla në kryeqytetin e Estonisë, Talin, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/tallinn-schools-piloting-open-source-software">po kalojnë gradualisht drejt Software-it të Lirë, pasi administrata e qytetit vendosi në janar të 2015-s të kalojë në Software-in e Lirë</a>. Deri në
- shtator 2015, më shumë se 4000 kompjutera dhe kompjutera portativë në 50 shkolla në
- Talin xhirojnë me Software të Lirë. Në Gjermani, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/open-source-largest-german-pension-fund">Sigurimet Federale të Pensioneve, që janë më të mëdhatë në vend, po shtojnë
- përdorimin e Software-it të Lirë duke botuar një ftesë për tender në të cilën
- kërkohet asistencë për shërbimet e veta të bazuara në Software-in e Lirë</a>.</p>
-
- <p>Falënderojmë krejt
- <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
- ,
- <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a>
- dhe
- <a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
- që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
-
- <p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Jonas Öberg <a href="/index.html">FSFE</a></p>
- </body>
-
- <sidebar promo="about-fsfe"/>
- <date>
- <original content="2016-03-02"/>
- </date>
- <followup>donate</followup>
- <tags>
- <tag>newsletter</tag>
- </tags>
-
- </html>
|