<pnewsteaser="yes">Më 27 prill, gjykata administrative e Almadas, Portugali, shpalli <ahref="https://fsfe.org/documents/court-act-portugal.pdf">të paligjshme një kontratë prej 550 mijë eurosh mes Microsoft-it dhe bashkisë së Almadas. Kërkesat teknike të konkurrimit të shpallur nga bashkia ia bënin të pamundur cilësdo kompani tjetër veç Microsoft-it dhe partnerëve të tyre parashtrimin e një propozimi.

Ky vendim gjykate është veçanërisht domethënës ngaqë sqaron se një procedurë prokurimi e përdorur gjerësisht është e paligjshme. Procedura specifikonte emrin e produkteve Microsoft, në vend se domosdoshmëritë e përgjithshme funksionale dhe teknike.

Praktikat e anshme të tenderimit në Portugali janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga organizmi bashkëpunëtor i FSFE-së, <ahref="https://ansol.org/">ANSOL dhe nga <ahref="http://www.esop.pt/">Shoqata e Biznesve Portugeze të Burimit të Hapur, ESOP, që e çoi çështjen në gjyq. Këto praktika dhunojnë rregulluat themelore të konkurrencës së paanshme dhe përjashtojnë sistematikisht kompani që ofrojnë shërbime të bazuara në Software-in e Lirë.

FSFE-ja e përshëndet vendimin e gjykatës, dhe u bën thirrje gjykatave të vendeve të tjera europiane të vazhdojnë të shfuqizojnë sistematikisht kontrata të ngjashme diskriminuese.

Më tepër informacion

<ahref="https://fsfe.org/documents/court-act-portugal.pdf">Vendimi i gjykatës (në portugalisht)

<ahref="http://www.esop.pt/court-annuls-public-tender-for-microsoft-software-in-the-municipality-of-almada/">Njoftimi për shtypin nga ESOP-i lidhur me vendimin

Open Forum Europe: <ahref="http://www.openforumeurope.org/openprocurement">Praktikat diskriminuese vazhdojnë të molepsin prokurimet publike IT nëpër Europë

<ahref="https://fsfe.org/activities/policy/eu/20110418.ProcurementConsultation.FSFE.response.pdf">Kontributi i FSFE-së në konsultën e Komisionit Europian për modernizimin e rregullave të prokurimit publik në Bashkimin Europian

Puna e FSFE-së për <ahref="http://fsfe.org/news/2012/news-20120619-01.en.html">përmirësimin e prokurimit publik në Finlandë