Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

93 lines
8.4 KiB

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-11-20" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2017</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2017</h1>
<h2 id="fla20">FSFE-ja paraqet Fiduciary Licensing Agreement 2.0 të modernizuar</h2>
<p>Fiduciary License Agreement (FLA) e FSFE-së qe sjellë për herë të parë më 2002-shin, si përgjigje ndaj sfidës së administrimit të të drejtave dhe lëndës brenda projektesh Software-i të Lirë përgjatë periudhash të gjata kohe. FLA-ja përfaqëson një marrëveshje kontributori e baraspeshuar mirë, që i jep dorëzanit, përgjegjës për administrimin e të drejtave brenda një projekti Software-i të Lirë, pushtet dhe përgjegjësi për garantimin që software-i i kontribuar të mbesë i lirë dhe i hapur. Në këtë mënyrë projekti, tok me krejt kontribuesit përkatës, janë të mbrojtur nga çdo shpërdorim i pushtetit nga mbajtës të mundshëm të rinj të të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Por shqyrtimi i fundit i FLA-së fillestare qe më 2007-n dhe jemi të lumtur të paraqesim <a href="/news/2017/news-20171013-01.html">versionin e përmirësuar dhe të modernizuar - FLA-2.0</a>. Përmirësimet më të rëndësishme janë mbulimi që FLA-2.0 tani u bën edhe patentave, dhe krijon mundësi për më tepër mundësi praktike licencimi të synuara drejt palësh të treta – përfshi referimin ndaj një rregulli të jashtëm licencimi. Veç kësaj, hartimi i ri është përmirësuar mjaft, si në përputhjen e tij me më tepër juridiksione, ashtu edhe për të qenë më i lehtë të kuptohet dhe zbatohet nga kushdo.</p>
<p>Për FLA-2.0, FSFE-ja bashkëpunoi me ContributorAgreements.org dhe e integroi FLA-2.0 në zgjedhësin/prodhuesin e tyre për Marrëveshje Licencimi të Drejtash Kopjimi (CLA), me qëllim për ta bërë përdorimin e FLA-së më të lehtë për projektet dhe zhvilluesit. Si efekt anësor, janë përditësuar krejt CLA-të te ContributorAgreements.org, në vijim të disa përmirësimeve prej FLA-së.</p>
<h2 id="generalassembly2017">Asambleja e Përgjithshme 2017: anëtarë të rinj, role të reja dhe drejtime të reja</h2>
<p>Anëtarët e Free Software Foundation Europe mbajtën Asamblenë e tyre të Përgjithshme më 15 Tetor, në Edinburg, Skoci. Takimi vjetor mbahet për të diskutuar strategjitë për vitin që vjen dhe për të caktuar udhën e drejtimit të përgjithshëm të organizmit. Përveç gjërash të tjera, Asambleja e Përgjithshme përgatiti një rrugë për disa reforma në strukturën organizative dhe adoptoi një Kod Sjelljeje të përgjithshëm për FSFE-në. Patrick Ohnewein u përzgjodh si arkëtari i ri, dhe shoqatës iu bashkuan gjashtë anëtarë të rinj. Më hollësisht mund të lexoni <a href="/about/legal/minutes/minutes-2017-10-15.en.pdf">protokollin e mbledhjes</a> si dhe një përmbledhje rreth propozimeve të pranuara, te <a href="/news/2017/news-20171107-01">lajmi përkatës</a>.</p>
<p>[ Në versionin online keni një foto: ]<br />
[ Pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme 2017 ]<br />
[ https://pics.fsfe.org/uploads/big/fcff28de66009c11d4efb972ad828448.jpg ]</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsehavewedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Free Software Foundation Europe <a href="/news/2017/news-20171108-01">hodhi në qarkullim versionin e ri të praktikave REUSE</a> për t’i bërë kompjuterat të kuptojnë të drejta kopjimi dhe licenca. Faqja për REUSE tani <a href="http://reuse.software/">përmban edhe një video shpjeguese</a> si dhe një <a href="https://reuse.software/dev/">grup mjetesh zhvilluesi</a> dhe shembuj që tregojnë praktika REUSE në punë e sipër.</li>
<li>Zv.presidenti i FSFE-së, Heiki Lõhmus shpjegon <a href="https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2017/11/06/background-for-future-changes-to-membership-in-fsfe-e-v/">rrethanat mbi vendimet për ndryshime të ardhshme te anëtarësia në FSFE</a> dhe heqjen e Përfaqësuesve të Anëtarësisë Shok gjatë Asamblesë së Përgjithshme 2017.</li>
<li>Si edhe në edicionet e mëparshme të Chaos Communication Camp, FSFE-ja do të mbajë një asamble gjatë 34C3, për krejt miqtë e Software-it të Lirë dhe ka lëshuar një <a href="/news/2017/news-20171024-01">thirrje për pjesëmarrje</a> deri më 19 nëntor.</li>
<li>Në fillim të Tetorit, 32 ministra europianë nënshkruan Deklaratën e Talinit mbi eQeverisjen. Analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja <a href="/news/2017/news-20171109-01">shkruan mbi</a> mendimet e parashtruar nga FSFE-ja dhe mbi procesin e mirë të përfshirë në këtë deklaratë.</li>
<li>Drejtori Ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg shkruan në blog mbi <a href="http://blog.jonasoberg.net/a-reuse-compliant-curl/">hapat që ndoqi për ta bërë cURL-në të përputhshëm me REUSE</a>.</li>
<li>André Ockers <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2017/10/28/dutch-coalition-agreement-wheres-the-trust-in-free-software/">analizon marrëveshjen e koalicionit holandez</a> lidhur me çështje software-i dhe nuk sheh në të ndonjë përkrahje të Software-it të Lirë. </li>
<li>Tarin Gamberini <a href="https://www.taringamberini.com/en/blog/fsfe/adoption-of-free-software-pdf-readers-in-italian-regional-public-administrations-fifth-monitoring/">vëren</a> se gjashtëmujorin e fundit, tetë rajone italiane e kanë zvogëluar reklamën për lexues pronësorë PDF-sh në sajtet e tyre, dhe një rajon e ka shtuar përkrahjen për lexues PDF nga Software-i i Lirë. </li>
<li>Hannes Hauswedell shpjegon si të përdoret <a href="https://git.fsfe.org/">instalimi Gitea i FSFE-së</a> dhe/ose Github-i për të <a href="https://hannes.hauswedell.net/post/2017/10/21/blog-comments/">strehuar komente në blogje të prodhuar në mënyrë statike</a> dhe në një mënyrë që respekton privatësinë. </li>
<li>FSFE-ja qe e pranishme në Takimin e Burimit të Hapët 2017 në Pragë, Çeki. Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner mbajti fjalën "Limux: Humbja e një Fari", dhe Polina Malaja "DSM, EIF, RED: Akronime në nivel BE-je dhe Pse Kanë Rëndësi për Lirinë e Software-it".</li>
<li>Jonas Öberg mori pjesë në Forumin për Strategjinë e Burimit të Hapët, në Nju Jork, për të paraqitur praktikat e përditësuara REUSE të FSFE-së.</li>
<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë <a href="http://ichbinbaff.de/multibaff/ww17/events/digitale-abhaengigkeit-vermeiden-mit-freier-software-fuer-gute-bildung-und-eine-starke-und-unabhaengigen-wirtschaft-sorgen/">Björn Schiessle mbajti në Fellbacher Weltwochen një bisedë mbi se si të shmangen varësi dixhitale</a>. </li>
<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë, Natale Vinto, mbajti një fjalë rreth fushatës <em>Para Publike? Kod Publik!</em>, në Linux Day Milano, në kremtimin e Ditës së Linux-it, një manifestim kombëtar për të diskutuar mbi Linux-in dhe software-in e lirë.</li>
</ul>
<h2 id="donotmissit">Mos humbni rastin! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<p>Listën e veprimtarive të ardhshme të FSFE-së e gjeni te <a href="/events/events">faqja jonë e veprimtarive</a>.</p>
<h2 id="helpusimproveournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë <email>newsletter@fsfe.org</email>. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahësit</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-11" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="reuse">Reuse.Software</tag>
<tag key="ga">General Assembly 2017</tag>
<tag key="fla">Fiduciary Licensing Agreement 2.0</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>