fsfe-website/news/2016/news-20160624-01.sq.xhtml

66 lines
3.3 KiB
HTML
Raw Permalink Normal View History

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-06-24">
<version>1</version>
<head>
<title>Përgjigjet e FSFE-së në Konsultën Publike të Komisionit Europian:
Rishikim i Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë</title>
</head>
<body>
<h1>Përgjigjet e FSFE-së në Konsultën Publike të Komisionit Europian:
Rishikim i Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë</h1>
<p>Komisioni Europian ka
<a href="http://ec.europa.eu/isa/consultations/impact-assessment-for-the-revision-of-the-eis-eifl_en.htm">kërkuar
mendimet e publikut lidhur me planet e veta për rinovimin e Kuadrit
Europian të Ndërveprueshmërisë</a> (EIF). EIF-i synon të promovojë
ndërveprueshmëri më të zgjeruar në sektorin publik të BE-së. Dokumenti, i menduar fillimisht
si një grup udhëzimesh jo të detyrueshme për administratat publike të BE-së, po kalon
në rishikimin e vet të tretë që nga adoptimi fillestar më 2004-n. FSFE-ja
2020-09-28 14:40:56 +00:00
ka përgatitur <a href="/freesoftware/standards/eif-v3.html">komentet
e saj për draftin e udhëzimeve të rishikuara</a>.</p>
<p>FSFE-ja sheh disa përmirësime krahasuar me
2020-09-28 14:40:56 +00:00
<a href="/news/2010/news-20101216-01.html">rishikimin
e mëparshëm</a>, në veçanti për sa i takon përdorimit të parapëlqyer
të Standardeve të Hapëta (të quajtura "specifikime të hapëta" në skicën
e rishikimit) në shërbimet publike europiane.</p>
<p>Megjithatë, na duhet të trajtojmë disa mungesa. Pohimi që kushtet
e licencimit FRAND (sipas të zotëve, "fair, reasonable, and non-discriminatory")
për standardet "do të ushqejë konkurrencën" (sipas Komisionit) është thjesht
i gabuar. Licencat FRAND, për nga natyra janë shumë anti-konkurrencë dhe është
fakt i mirëprovuar që
2020-09-28 14:40:56 +00:00
<a href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">ato
e bëjnë të pamundur që një standard të sendërtohet si Software i Lirë</a>.</p>
<p>Skica gjithashtu shpërfill lidhjen e dëshmuar mes
ndërveprueshmërisë dhe Software-it të lirë. Pjesa dërrmuese, në mos krejt,
kuadrot kombëtare të ndërveprueshmërisë nëpër Europë e kanë bazuar
suksesin e tyre në një adoptim thelbësor të Software-it të Lirë dhe Standardeve
të Hapëta. Kaq shumë saqë është e pamundur të sendërtohet një kuadër ndërveprueshmërie
pa futur në lojë Software-in e Lirë. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni
2020-09-28 14:40:56 +00:00
<strong><a href="/freesoftware/standards/eif-v3.html">komentet tona të plota lidhur
me rishikimin e Kuadrit Europian Mbi Ndërveprueshmërinë</a></strong>.</p>
<p>FSFE-ja ju nxit <a href="http://ec.europa.eu/isa/consultations/impact-assessment-for-the-revision-of-the-eis-eifl_en.htm">të jepni
idetë tuaja në konsultimet që po bëhen</a>. Përgjigjet mund të parashtrohen
si individ, kompani, institucione akademike, dhe administrata publike,
para <strong>29 qershorit</strong>. Mos ngurroni të ripërdorni për
parashtrimet tuaja argumentet e dhëna më sipër dhe ti tregoni Komisionit
se Software i Lirë dhe Standardet e Hapëta janë thelbësore për ndërveprueshmërinë.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="eif"/>
<tag key="openstandards">Standarde të Hapëta</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="digital-single-market">Tregu i Përbashkët Dixhital</tag>
</tags>
</html>