fsfe-website/news/2016/news-20160411-01.sq.xhtml

74 lines
4.3 KiB
HTML
Raw Permalink Normal View History

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-04-11">
<version>1</version>
<head>
<title>Deklaratë e Përbashkët rreth Udhëzimit mbi Bllokimet Radio</title>
</head>
<body>
<h1>Deklaratë e Përbashkët rreth Udhëzimit mbi Bllokimet Radio</h1>
<p>23 organizma, përfshi Free Software Foundation
Europe (FSFE) <a href="/activities/radiodirective/statement.html">bashkuan
zërat për të propozuar masa</a> që institucionet e BE-së dhe shtetet
anëtare të BE-së të shmangin rrjedhojat negative mbi të drejtat e përdoruesve
dhe Software-in e Lirë të ardhura nga Udhëzimi i BE-së mbi Pajisjet Radio 2014/53/EU.</p>
<p><a href="/activities/radiodirective/radiodirective.html">Udhëzimi
mbi Bllokimet Radio</a> që do të jetë i zbatueshëm në BE duke filluar
nga 13 qershori, 2016, kërcënon lirinë e software-it, të drejtat e përdoruesve,
konkurrencën e ndershme, risitë, mjedisin dhe vullnetarizmin pa ndonjë
përfitim të dukshëm për sigurinë. Ai fut në lojë domosdoshmëri thelbësore
të tepruara, në trajtën e detyrimit të prodhuesve të pajisjeve që të garantojnë
përputhshmërinë me rregullat mbi radion për çdo software të mundshëm që
mund të xhirohet në çdo produkt që përdor spektrin e frekuencave radio.
Në praktikë kjo do të thotë që në të ardhmen, në pajisje çfarëdo që lidhen me
rrjete pa tel, celularë apo GPS, mund të instalohet vetëm software i caktuar,
i autorizuar nga prodhuesit: fjala vjen, rrugëzues, telefona celularë, karta WiFi dhe
dhe laptopë që i përmbajnë ato, ose thuajse krejt pajisjet që përmbajnë funksione
rrjeti.</p>
<p>Plotësimi i kësaj domosdoshmërie do ti lidhë përdoruesit pas prodhuesve
të hardware-it, dhe do të jetë pengesë për bizneset e bazuar në Software-in e
Lirë ose mbi çfarëdo software tjetër alternativ që nuk instalohet si parazgjedhje
nga prodhuesi i pajisjes. Kjo do të sjellë ndërlikime negative për konkurrencën
e ndershme dhe lirinë për tu marrë me biznes. Domosdoshmëria për të verifikuar
që çdo ndërthurje e mundshme hardware-software të jetë e përputhshme me RED-in i përfytyruar
për thellimin e sigurisë së pajisjeve radio u heq përdoruesve dhe sipërmarrjeve
mundësinë e zgjedhjes së software-it problemet e të cilit mund të ndreqen nga kushdo,
pa u dashur të bazohesh te tregtuesi i tij.</p>
<p>Prandaj, FSFE-ja dhe nënshkrues të tjerë u kërkojnë institucioneve të BE-së
dhe shteteve anëtare të saj të mos prekin të drejtat e përdoruesve dhe sipërmarrjeve
për të përdorur dhe instaluar në pajisjet e tyre Software të Lirë dhe çfarëdo alternative
prej palësh të treta; të shmangë bllokimin e pajisjeve nga përdorimi vetëm i software-it
të furnizuar nga prodhuesi hardware; dhe të tërhiqet prej kalimit të përgjegjësisë për
përputhshmërinë e software-it me rregullat nga përdoruesit te prodhuesit, kur përdoruesit
bëjnë ndryshime te formësimi parazgjedhje. Në këtë pikëpamje, software-i dhe hardware-i
sduhen trajtuar ndryshe nga njëri-tjetri. Komisionit të BE-së i njihet e drejta të miratojë
akte të deleguar, të cilët mund sjellin këto përmirësime jetike.</p>
2020-09-28 14:40:56 +00:00
<p>Deklarata e përbashkët mbi Udhëzimin mbi Bllokimet Radio është <a href="/activities/radiodirective/statement.html#sig">e hapur për më tepër nënshkrime</a>. Qofshi përdorues, projekt bamirësie, ose sipërmarrje, Udhëzimi
mbi Bllokimet Radio prek këdo. U kërkojmë organizmave dhe kompanive të tjera
ta përkrahin deklaratën tonë për të bërë të mundur që Udhëzimi mbi Bllokimet Radio
të mos vendosë kufizime në tufë, të panevojshme dhe të tepruara mbi të drejtat e konsumatorëve
dhe sipërmarrjeve, kur ai të sendërtohet në ligjet e secilit shtet.</p>
<p>Ju lutemi, lexoni edhe <a
href="/activities/radiodirective/radiodirective.html">analizën
tonë të hollësishme</a>, dhe mos ngurroni të lidheni me ne, nëse keni ndonjë pyetje.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="radiodirective">Udhëzimi mbi Bllokimet Radio</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="competition">Konkurrencë</tag>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
</tags>
</html>