Europian duhet të adoptojë Software-in e Lirë dhe <ahref="/freesoftware/standards/def.html">Standardet e Hapura, me qëllim që të përmbushë detyrimet e veta rreth
në Parlamentin Europian. Autorët e tij, ekspertët ligjorë Carlo Piana
(Itali) dhe Ulf Öberg (Suedin), sjellin argumente pse Parlamenti Europian
t’i përkushtohet qenies i hapur me standarde edhe më të larta se sa
institucionet e tjera të BE-së.

"Ky studim dërgon një sinjal të fortë se Software-i i Lirë dhe Standardet
e Hapura janë thelbësore për institucionet europiane në përmbushjen
e detyrimeve mbi transparencën," shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "I
bëjmë thirrje Parlamentit Europian t’i sendërtojë në të gjitha nivelet
rekomandimet e studimit, dhe sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht
për sa lidhet me hyrjen dhe përdorimin e dokumenteve, email-in dhe
fshehtëzimin e tij, transmetimet video, dhe vendime të ardhshme prokurimesh."

Studimi radhit një numër hapash konkretë që janë të nevojshëm të ndërmerren
nga Parlamenti Europian për të përmbushur detyrimet rreth transparencës:

Ndër masat e menjëhershme teknike përfshihen aktivizimi
i mundësisë së hyrjes në dokumente dhe përdorimit të tyre, email-i dhe
fshehtëzimet nën dhe përmes Standardesh të Hapura. Me fjalë të tjera,
Parlamenti Europian duhet të krijojë mundësinë që brenda Parlamentit
të punohet me formatet dhe protokollet ODF, IMAP dhe OpenPGP. Duhet
gjithashtu të sigurojë që qytetarët të mund t’i përdorin këto
standarde të hapura për komunikim me Parlamentin pavarësisht platformës
software që ata përdorin.

Kur blihen software dhe shërbime, Parlamenti Europian do të duhej
të parapëlqente Software të Lirë të bazuar në Standarde të Hapura. Kjo
jo vetëm që duhet lejuar në rregullat e prokurimit të BE-së, por edhe
"i shërben interesave të përgjithshme ekonomike të BE-së".

Parlamenti Europian do të duhej të kontrollonte në mënyrë të vazhdueshme
që infrastruktura dhe shërbimet e tij TI të jenë në përputhje me Parimin
Kushtetues të të Qenit të Hapur dhe me vetë Rregullat mbi Procedurën të
Parlamentit, për të sigurua maksimumin e transparencës.

FSFE-ja dhe të tjerë e kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur Parlamentin
për dështim në transparencë. Deri tani, eurodeputetë dhe nëpunës të
parlamentit nuk kanë mundësi të përdorin një zgjidhje email të përputhshme
me standardet, dhe rrjedhat e transmetimit video të drejtpërdrejtë nga
Parlamenti nuk janë të shfrytëzueshme nga përdoruesit e Software-it të Lirë.

"Parlamenti ka nevojë që t’i hapet botës," thotë Gerloff. "Rrjedhat e
transmetimit video të drejtpërdrejtë, që u lejojnë gjithë shtetasve europianë
të ndjekin punën e Parlamentit janë thelbësore për demokracinë në shekullin
XXI. Fshehtëzimi është gjë e nevojshme, për t’u lejuar shtetasve të flasin
me përfaqësuesit e tyre në fshehtësi. Maksimumi i transparencës është një parimet
themelore të BE-së, dhe europianët presin që Parlamenti i tyre të ketë përfundime
më të mira në këtë drejtim."

Grupi parlamentar Greens/EFA po kërkon <ahref="http://euwiki.org/Ensuring_utmost_transparency_--_Free_Software_and_Open_Standards_under_the_Rules_of_Procedure_of_the_European_Parliament">përshtypjet për një version të dytë të studimit.