fsfe-website/news/2014/news-20141017-01.sq.xhtml

59 lines
2.5 KiB
HTML
Raw Permalink Normal View History

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-10-17">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja po kërkon një stazhier për Ditën e Lirisë së Dokumenteve</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja po kërkon një stazhier për Ditën e Lirisë së Dokumenteve</h1>
<p>Çdo vit, FSFE-ja organizon <a href="http://www.documentfreedom.org">"Ditën e Lirisë së Dokumenteve"</a>, një fushatë mbarëbotërore për të nxjerrë në pah rëndësinë e Standardeve të Hapura për lirinë e komunikimeve, ndërveprueshmërinë dhe pavarësinë nga bllokimet që bëjnë tregtuesit. Për këtë fushatë, zyra e FSFE-së për Berlinin po kërkon një stazhier PR-i / Fushatash me kohë të plotë nga 1 janari deri më 31 mars.
</p>
<p>Puna juaj do të jetë:
<ul>
<li>mirëmbajtja e faqes web të fushatës, www.documentfreedom.org</li>
<li>kontakti i drejtpërdrejtë dhe mbështetja e bashkësive vendore kudo në botë</li>
<li>përkujdesja për seksionin tonë të promocionit</li>
<li>shkrim tekstesh PR-i për media të ndryshme (shoqërore)</li>
<li>përkthimet</li>
</ul>
</p>
<p>dhe për këto mund të na bindni me këto rrugë:
<ul>
<li>ju pëlqen të përkrahni Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura</li>
<li>jeni, e pakta, në semestrin e tretë të studimeve në një fushë që ka
lidhje me temën OSE sillni me vete përvojë të ngjashme prej një fushe tjetër</li>
<li>flisni rrjedhshëm Anglisht (nëse flisni Spanjisht ose Frëngjisht, do të ishte një plus)</li>
<li>punoni pa problem brenda një ekipi dhe jeni i prirur të ndihmoni vullnetarë të tjerë</li>
<li>ju pëlqen të punoni me sisteme TI të Lirë</li>
</ul>
</p>
<p>Çfarë mund të prisni prej nesh:
<ul>
<li>një mjedis ndërkombëtar pune në një zyrë në zemër të Berlinit</li>
<li>një ekip të ri dhe të përkushtuar</li>
<li>hapësirë për ide dhe zgjidhje me frymë krijuese</li>
<li>orare të zhdërvjellëta</li>
</ul>
</p>
<p>Ju lutemi, dërgojeni kërkesën tuaj vetëm në rrugë dixhitale, te <email>eal@fsfe.org</email> (PDF). Shifrimi i tij është i mirëpritur. Kyçin publik e gjeni te shërbyesi i kyçeve (8639DC81)</p>
<p>Paguajmë 450 Euro/në muaj dhe përfitoni edhe mirënjohjen e vullnetarëve nga e gjithë bota (e paçmueshme).</p>
<p>Kërkesat pranohen deri më 7 nëntor, 2014.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="internship">stazh</tag>
<tag key="dfd">Dita e Lirisë së Dokumenteve</tag>
</tags>
</html>