Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

74 lines
2.9 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-02-11">
<version>1</version>
<head>
<title>Tre gjëra për të bërë në Ditën Kur U Kundërpërgjigjëm</title>
</head>
<body>
<h1>Tre gjëra për të bërë në Ditën Kur U Kundërpërgjigjëm</h1>
<p>
Kjo e martë është <a href="https://thedaywefightback.org/">ditë kur ne
i kundërpërgjigjemi</a> survejimit në masë, dhe këtu në FSFE jemi krenarë
që jemi pjesë e ndeshjes.</p>
<p>Survejimi në masë është problem tejet i madh. Qeveritë ju spiunojnë,
duke dëmtuar kështu vetë indin e demokracisë. Korporatat ju kërkojnë
të shisni privatësinë tuaj për shumë pak leverdi, pak a shumë me po atë
efekt si në rastin e qeverive.</p>
<p>Survejimi në masë është problem edhe i vështirë për
t’u zgjidhur. Në thelb, përpjekjet shkojnë ndesh me një frikë
shumë njerëzore nga rreziqe të fshehtë diku në të errët.
Na është thënë se survejimi do të na mbrojë prej tyre.</p>
<p>Puna jonë është ta bëjmë këdo të kuptojë që survejimi jo vetëm
që nuk na mbron. Ai e përkeqëson gjendjen për këdo, parë kjo shtrirë
në kohë. E vështirë, por diku duhet ta fillojmë.</p>
<p>Ndaj ja disa këshilla të përunjura për hapa të vegjël që mund
të ndërmerrni për të siguruar një të ardhme demokratike për shoqëritë
tona:</p>
<ol>
<li>Bëjeni shfletimin në web më të sigurt, duke instaluar
zgjerimin <a href="https://www.eff.org/https-everywhere">HTTPS
Everywhere</a> në shfletuesin tuaj. Kjo do ta bëjë shumë më të
vështirë për përgjuesit të kapin lidhjen tuaj me sajte të cilët
hapni, dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e të dhënave që dërgoni
në ta.</li>
<li>Prodhoni një kyç GPG, dhe filloni ta përdorni për fshehtëzim
të dhënash, veçanërisht email-in tuaj. (Për këtë ka <a href="https://duckduckgo.com/?q=gnupg+introduction">ndihmë</a>
në web.)</li>
<li>Shkruajini njërin ose disave përfaqësuesve tuaj politikë. Shpjegojuni
se jeni vërtet i shqetësuar lidhur me survejimin në masë, dhe kërkojuni
të ndihmojnë që t’i jepet fund kësaj praktike. Jini i sjellshëm,
shkruajuni shkurt dhe qartë.</li>
</ol>
<p>E shihni, nuk qe dhe aq e zorshme. Jo vetëm që shtuat pakëz
siguri më tepër për veten, ndihmuat të tjerë të përmirësojnë
privatësinë e tyre, dhe keni kontribuar për nxitje ndryshimesh
politike. Ju faleminderit!</p>
<p>Ja edhe një gjë e katërt që mund të bëni: Përkrahni FSFE-në
duke <a href="/fellowship/">u bërë Anëtar Shok</a>.
FSFE-ja i është përkushtuar punës për lirinë në shoqërinë dixhitale.
Na duhet ndihma juaj që të sigurojmë zhvillimin e kësaj beteje në
vitet e ardhshme.</p>
</body>
<sidebar>
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="privacy">Privatësi</tag>
<tag key="encryption">Fshehtëzim</tag>
</tags>
</html>