Këtë vit, për herë të katërt, the <ahref="/">Free Software Foundation Europe (FSFE) do të japë më 28 mars 2012 Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve. Me Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve, FSFE-ja dhe <ahref="http://www.ffii.de">FFII dëshirojnë të nderojnë institute ose ndërmarrje që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen dhe përdorimin e Standardeve të Hapura. Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve jepet çdo vit gjatë Ditës së Lirisë së Dokumenteve, dita ndërkombëtare që kremton rëndësinë e Standardeve të Hapura

Këtë vit FSFE-ja ofron mundësinë që cilido të propozojë kandidatin e vet për Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve. Nëse dini një institucion ose ndërmarrje që dallohet për përdorimin dhe sendërtimin e Standardeve të Hapura, ju lutemi, na dërgoni një email - përfshi arsyet e propozimit tuaj - e shumta deri më 1 shkurt te <ahref="mailto:germany@lists.fsfe.org">germany@lists.fsfe.org.