<title>Hapet regjistrimi: Bëhuni pjese e kuvendit të parë të FSFE-së, nga 2 deri më 4 shtator, në BCC Berlin, Gjermani</title>
<body>
<p>Përfytyroni një Bashkim Europian që e ngre infrastrukturën e vet TI mbi Software të Lirë. Përfytyroni shtetet europiane anëtare që shkëmbejnë të dhëna nën Standarde të Hapët dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin software. Përfytyroni bashki dhe këshilla bashkiakë që përfitojnë nga software i decentralizuar dhe që lejon bashkëpunim, i përdorshëm nën licenca të lira. Përfytyroni sikur asnjë europian të mos jetë më i detyruar të përdorë software jo të lirë… Kjo është ajo që kërkojmë të arrijmë. Dhe, edhe pse për te ky vizion duket se ka goxha udhë të arrihet, e dimë se po bëjmë që sot hapa të mëdha drejt tij. Për të ndihmuar të çlirohet plotësisht potenciali ynë në këtë udhë, FSFE-ja ofron bashkëpunim pa kufij, dhe më 2016-n kuvendin e saj të parë europian. Ejani me ne dhe bëhuni pjesë e lëvizjes tonë.